
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Dublin të Irlandës, me ftesë të Institutit të Çështjeve Ndërkombëtare dhe Europiane (IIEA), ku mbajti një fjalë përpara një audience ekspertësh të çështjeve europiane dhe të Ballkanit, si dhe përfaqësuesve të trupit diplomatik. Aty Rama u pyet edhe për rrëzimin e Vuçiç nga pushteti.
“Nuk është sekret se KE ka pasur probleme me qeverinë e mëparshme në Serbi. Çështje të shtetit të së drejtës dhe kërkesa të tjera thelbësore, por nga ana tjetër është shumë herët për të thënë diçka me saktësi me atë që vjen më pas.
Serbia po kalon një eksperiment social me të ashtuquajturën “Listë Studentore”. Është diçka mjaft e re në shumë drejtime, por aq sa na takon ne shqiptarëve, duket se nuk ka ndonjë hapje sa i takon normalizimit me Kosovën, hapje për sanksionet me Rusinë apo ato që janë konsideruar si mbyllje me qeverinë e shkuar.
Është ende herët. Nëse nuk ka normalizim me Kosovën, fantazma e së shkuarës do të vazhdojë ta ndjekë Beogradin” – tha Rama. ©LAPSI.al