
Afrim Qendro është shkarkuar nga detyra e Kryeinspektorit të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT).
Lapsi.al konfirmoi se largimi i tij vjen vetëm disa muaj pas emërimit në krye të këtij institucioni.
Qendro mori zyrtarisht detyrën në shkurt të vitit 2026 duke zëvendësuar Dallëndyshe Bicin. Ai mbante postin e Prefektit të Qarkut Tiranë.
Përpara drejtimit të IKMT-së, ai kishte mbajtur disa poste të rëndësishme, mes tyre drejtimin e Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe atë të Prefektit të Tiranës.
Ende nuk dihen arsyet e shkarkimit të Qendros dhe kush ta zëvendësojë në krye të IKMT. /LAPSI.al