Flash

Supergol i Muçit e Manaj, Shqipëria dërrmon Finlandën: kuqezinjtë të parët, tani duhet një pikë me Bjellorusinë

Lapsi.al 12 November 2026

Supergol i Muçit e Manaj, Shqipëria dërrmon Finlandën:

Shqipëria thyen 2-0 Finlandën dhe mban kryesimin e Grupit C1 të Nations League. Vendosën Muçi e Manaj dhe tani në Budapest kundër Bjellorusisë mjafton një pikë.

Për nga intensiteti e agonizmi, të besuarit e Maran ishin dominues që nga fillimi, duke shtypur Finlandën në zonë. Pilo me inkursionert e tij pështjelloi jo pak prapavijën nordike, të befasuar nga vendosja e re e mbrojtësit të AEK. Shqipëria kërkonte zgjidhje, po për të kaluar trafikun e fanellave blu mbetej vetëm konkluzioni nga jashtë zonës, i tentuar nga Muçi e Asllani. Dy mundësi në harkun e dy minutave, me portierin Hradecky që bllokoi edhe Asllanin në minutën e 33’.

Presioni kuqezi,i shtyrë nga një 21 mijë tifozët e pranishëm, solli instalimin në hyrje të zonës të lojtarëve të Maran, por për të zhbllokuar ndeshjen duhet një supergol i Muçit. 1-0 në minutën e 34’ dhe vetëm 8 minuta nga fundi erdhi mundësia e parë e Finlandës, ndërsa pritjen e parë të vërtetë Berisha e bëri në minutën e 42’. Një ndërhyrje, por një gol I shpëtuar për portierin 37 vjeçar, që mori revanshin pas kartonit të kuq në Helsinki.

Me të njëjtën frymë, Shqipëria u fut në fushë edhe pjesën e dytë dhe vuri në kasafortë rezultatin me Manaj në minutën e 52’. Sulmuesi bëri 2-0 me kokë dhe i shkoi afër trisit me një diagonale me të djathtën që fshikulloi shtyllën. Gjërat shkuan nga keq në më keq për Finlandën kur Tehno u përjashtua për ndërhyrjen ndaj Muçit që ishte nisur në kundërsulm.

Lëvizjet e Maran kishin më tepër qëllim për ndeshjen e ardhshme, ndërsa kuqezinjtë provuan të shënonin sërish, pa lejuar asgjë. Një fitore me shumë rëndësi, për ti ngjitur kuqezinjtë me 12 pikë, duke e mbajtur Bjellorusinë, kundërshtarin e ardhshëm dy pikë pas. E në Budapest pas tre ditësh mjafton edhe barazimi.

 

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI