Flash

Shteti i Ramës nuk lejon më as protesta paqësore/ Procedohen 24 persona, 28 gjoba në dy ditë

Lapsi.al 18 November 2026

Shteti i Ramës nuk lejon më as protesta paqësore/ Procedohen 24

Policia e Tiranës ka njoftuar këtë të mërkurë procedimin penal të 24 personave, pas protestës së zhvilluar ditën e martë. Gjithashtu, gjatë dy ditëve të fundit janë vendosur 28 masa administrative, në bazë të Aktit Normativ nr. 5, të miratuar nga qeveria më 28 tetor.

Ndërkohë, është raportuar se gjatë protestës së djeshme janë dëmtuar edhe dy punonjës policie.

Gjatë tubimit, protestuesit tentuan të qëndronin në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, por policia ndërhyri për t'i larguar. Pas ndërhyrjes u krijuan tensione të forta mes efektivëve dhe protestuesve, të cilat u pasuan nga shoqërimi i dhjetëra pjesëmarrësve në protestë.

Përmes Aktit Normativ, qeveria ndryshoi ligjin “Për tubimet”, duke zgjeruar kompetencat e policisë për kufizimin e protestave dhe ndëshkimin e pjesëmarrësve, pavarësisht nëse janë përfshirë apo jo në akte të dhunshme.

Pas miratimit të këtij akti, policia ka njoftuar se deri këtë të mërkurë janë vendosur gjithsej 231 masa administrative ndaj protestuesve. Tre prej tyre janë në vlerën 500 mijë lekë secila, ndërsa të tjerat janë nga 5 mijë lekë.

Në total, vlera e gjobave të vendosura ndaj protestuesve arrin në 1 milion e 290 mijë lekë.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.02

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI