Flash

Përfundon vizita në familje e Jakup Krasniqit, largohet nga Kosova nën thirrjet "UÇK, UÇK..." (VIDEO)

Lapsi.al 18 November 2026

Përfundon vizita në familje e Jakup Krasniqit, largohet nga Kosova

Pas rreth gjashtë orësh qëndrimi në shtëpinë e tij në Prishtinë, Jakup Krasniqi ka përfunduar vizitën në familje.

Ai është larguar nga shtëpia e tij me makinat e EULEX-it, nga ku do të niset drejt Hagës.

 
Qytetarët kanë pritur për orë të tëra para shtëpisë së tij, por nuk kanë pasur mundësi ta takojnë.

Në momentin kur ai është larguar mbështetësit  brohorisnin me thirrjet “UÇK, UÇK”

Krasniqi është lejuar të vizitojë familjen e tij,për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore të bashkëshortes së tij.

Kjo është vizita e tij e dytë në Kosovë që nga arrestimi i tij para gjashtë vjetësh nga Gjykata Speciale.

Herën e parë, Krasniqi u lejua të vijë në Kosovë pas vdekjes së vëllait të tij.

 

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.02

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI