Flash

Kongresi do të nisë hetim për Guilfoyle/ Në lupë edhe marrëveshjet me qeveritë e Ballkanit

Lapsi.al 18 November 2026

Kongresi do të nisë hetim për Guilfoyle/ Në lupë edhe

Demokratët në Kongres do të nisin hetimet për punën e bërë nga ambasadorja e SHBA në Greqi, Kimberly Guilfoyle. Shkak janë bërë raportimet për incidente të mundshme korrupsioni, abuzimi me pushtetin dhe përdorimi i detyrës qeveritare për përfitime personale financiare.

Kryetari i ardhshëm i Komitetit Mbikëqyrës të Dhomës së Përfaqësuesve, Robert Garcia sqaroi se largimi i Guilfoyle nga posti i ambasadorit nuk e ndalon hetimin e Kongresit ndaj po kërkon ruajtjen e të gjitha dokumenteve dhe komunikimeve përkatëse që lidhen me rastin.

Akuzat, të bazuara kryesisht në raportimin e “Wall Street Journal”, kanë të bëjnë me transaksione të dyshuara për ndikim politik në këmbim të parave, si dhe me marrëdhëniet e saj me biznesmenët grekë dhe grupin “Aktor”. 

“Në veçanti, ato shqyrtojnë presionin që ajo dyshohet se ka ushtruar mbi qeveritë e Ballkanit për t'i dhënë projekte grupit, si dhe akuzat për pranimin e dhuratave dhe favoreve luksoze” – thuhet në një shkrim të “Kathimerini”. 

Ambasadorja amerikane pati një rol të rëndësishëm në firmosjen e marrëveshjes së nënshkruar në prill 2026 mes kompanisë shtetërore shqiptare Albgaz, grupit grek AKTOR dhe kompanisë amerikane Venture Global. 

Shqipëria do të paguajë 6 miliardë dollarë në 20 vjet për të marrë gaz natyror të lëngshëm (LNG). Në ceremoninë e nënshkrimit morën pjesë kryeministri Edi Rama, kreu i grupit AKTOR Alexandros Exarchou dhe ambasadorja e atëhershme e SHBA-së në Greqi, Kimberly Guilfoyle, e cila e cilësoi marrëveshjen si një hap për sigurinë energjetike dhe rolin ndërlidhës të Shqipërisë në Ballkanin Perëndimor. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.02

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI