Flash

Video/ Eriksen i ndërhyn, kundërshtari kthehet ta godasë... pastaj e përqafon: “Kishte nevojë për këtë gjë”

Lapsi.al 10 March 2022
Video/ Eriksen i ndërhyn, kundërshtari kthehet ta godasë...

Në ndeshjen e Premier League mes Norwich dhe Brentford, ku Christian Eriksen u kthye në fushë nga minuta e parë, pati një episod kurioz që bëri xhiron e botës. Danezi rrëzoi Brandon Williams për ta penguar të niste një kundërsulm, kundërshtari fillimisht nuk e mori mirë por kur e kuptoi kush ishte bëri një gjest fantastik.

Në një ndërhyrje ndaj mbrojtësit të Norwich, Brandon Williams, të dy ranë në tokë dhe në fillim anglezi u rrotullua gati për ta goditur, por kur e njohu e përqafoi, ndërsa Eriksen u përgjigj duke buzëqeshur. Williams është kthyer të komentojë episodin për Sky Sport Uk: “E kalova dhe më pas ndjeva që ai më tërhoqi dhe isha shumë i zemëruar. Reagimi? Sigurisht që zgjati vetëm një moment, por ishte instinkt. Isha gati... ta kapja, por e di se çfarë i është dashur të kalojë dhe është e mahnitshme ajo që ka bërë. E tani është kthyer. Ishte e veçantë për të që të kthehej në fushë dhe të përfshihej sërish në lojë. E ndjeva në atë moment se ai kishte nevojë për një përqafim. Ajo që ai provoi është diçka me të cilën askush nuk dëshiron të përballet, dhe është e mrekullueshme që ai është kthyer. Ka një cilësi të lartë dhe jam i sigurt se shumë shpejt do të kthehet në maksimum”.

https://youtu.be/XYLRQp0U89o

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI