Flash

Ish-kapiteni i Ukrainës, që punon në Rusi, nuk del kundër luftës: shteti i heq Tymoschuk liçencën e çmimet e fituara

Lapsi.al 10 March 2022
Ish-kapiteni i Ukrainës, që punon në Rusi, nuk del kundër

Në Ukrainë një stuhi e vërtetë përplaset mbi Anatoliy Tymoschuk, ish-kapitenin e kombëtares që tani është trajneri i dytë i rusëve të Zenit Shën Petersburg, fajtor se nuk ka mbajtur kurrë qendrimin e hapur kundër pushtimit të vendit nga Rusia. Për këtë arsye, komiteti i etikës i Federatës së Futbollit të Ukrainës ka propozuar heqjen e licencës së trajnerit, të gjitha çmimeve dhe nderimeve, të gjithë trofeve të fituara si futbollist në Ukrainë dhe përjashtimin nga regjistri zyrtar i lojtarëve të kombëtares.

“Që nga fillimi i agresionit ushtarak të Rusisë kundër Ukrainës – thuhet në shënimin zyrtar – Tymoschuk jo vetëm që nuk ka bërë asnjë deklaratë publike për këtë temë, por as nuk e ka ndërprerë marrëdhënien e tij të punës me klubin e agresorit dhe ka qëndruar i heshtur edhe pas pozicionimit të Bayern Mynih, skuadër për të cilën ka luajtur në të kaluarën. Me këtë zgjedhje të vetëdijshme ai po dëmton futbollin ukrainas."

Ish-kapiten dhe rekordmen i kombëtares me 144 paraqitje, sot Tymoschuk është zëvendës i Sergej Semak te Zenit Shën Petersburg.

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI