Flash

Kërcënimet ndaj Veliajt/ Pse u xhindos Rama për ca drejtorë bashkie

Arsyeja përse Rama arriti deri te kërcënimet mafioze ndaj Veliajt për shkarkimin e disa drejtorëve të Bashkisë së Tiranës lidhet me rrezikun që, përmes këtyre largimeve, kryebashkiaku i burgosur t’i çmontojë makinerinë elektorale të PS-së në prag të zgjedhjeve lokale.

01:22

Shqipëria po humbet konsumatorë, por shton biznese; 59 ndërmarrje për 1.000 banorë

Shqipëria po shton bizneset, por po humbet banorët që duhet të blejnë produktet dhe shërbimet e tyre. Ndërsa numri i ndërmarrjeve aktive vijon të rritet, popullsia po tkurret, duke krijuar një kontrast mes zgjerimit të sipërmarrjes dhe bazës së konsumatorëve vendas. Sipas INSTAT, në fund të vitit 2025 në Shqipëri numëroheshin 137.892 ndërmarrje ekonomike aktive, […]

20:40

Sevilla, sjellje e turpshme ndaj tifozëve anglezë të West Ham: 9999 euro për një biletë pas portave

Lapsi.al 9 March 2022
Sevilla, sjellje e turpshme ndaj tifozëve anglezë të West Ham:

Sevilla të enjten do të presë West Ham për ndeshjen e parë të 1/8 së Ligës së Evropës. Hammers nuk kishin arritur në këtë fazë të një gare evropiane që nga Kupa e Kupave 1980-81. Kështu, bëhet fjalë për një ngjarje të madhe për tifozët e klubit anglez, të cilët për fat të keq patën një surprizë të hidhur. Shoqëria spanjolle, në fakt ka vendosur çmimin e biletave në kthesa prej 9999 eurosh.

Prioritet për tifozët Rojiblancos. Sevilla dëshiron në këtë mënyrë të dekurajojë tifozët anglezë dhe ka bllokuar disa sektorë të stadiumit, të cilat do t'u dedikohen vetëm abonentëve të klubit. Prandaj, tifozët e West Hamit duhet të paguajnë gati 10 mijë euro për një biletë pas portave, pa harruar se kësaj shifre të cmendur i duhet shtuar kosto e fluturimit dhe hotelit.

Kosto e fluturimeve mes Londrës dhe Seviljes këtë javë arriti çmime të ekzagjeruara. Flitet për rreth një mijë euro për person vajtje-ardhje. Hotelet dhe bujtinat në qytet kanë ndjekur shembullin dhe kanë rritur çmimet e tyre. Për tifozët e Hammers, ndeshja si miq në Sevilje po kthehet në një luks të vërtetë.

Ndryshe është situata për tifozët spanjollë. Çmimi i biletave për Rojiblancos është krejt ndryshe. Në fakt, ajo fillon nga 35 euro dhe abonentët kanë akses në zbritje deri në 50%. Klubi andaluzian, siç shpjegon Marca, dëshiron të krijojë një atmosferë "frikësuese" për të siguruar që skuadra e Julen Lopeteguit të ketë një avantazh në ndeshjen e parë. Prandaj klubi synon të mbushë stadiumin me tifozët e tij.

Ja pse çmimet e biletave pas portave, për Hammers, po shkojnë në qiell. Klubi gjithashtu po përpiqet të sigurojë që ata pak tifozë të West Ham, që arrijnë në stadium, të shpërndahen nëpër tribuna dhe nuk do të jenë së bashku në një zonë të caktuar të impiantit.

Sevilla dëshiron të fitojë me çdo kusht dhe gjithashtu përpiqet të ketë mbështetjen e duhur. Ndërkohë, skuadra e Lopeteguit mbetet e dyta në La Liga, por ka humbur terren ndaj Real Madridit në javët e fundit, pavarësisht se është i pamposhtur në kampionat që nga humbja ndaj Los Blancos në nëntor.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI