Flash

Shorti, i vetmi që buzëqesh është Laçi: spektakël i garantuar në gjysëmfinale të Kupës së Shqipërisë

Lapsi.al 9 March 2022
Shorti, i vetmi që buzëqesh është Laçi:

Është hedhur ditën e sotme shorti për fazën gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë për edicionin 2021-2022, ku kanë kaluar katër ekipe, Partizani, Vllaznia, Teuta, Laçi. Ky short që u hodh në ambientet e stadiumit “Air Albania” e ku të pranishëm ishin përfaqësues të klubeve e medias, përcaktoi edhe çiftet e kësaj

Partizani – Vllaznia dhe Teuta – Laçi do të jenë dy përballjet gjysmëfinale të këtij edicioni, që ka qenë i mbushur me surpriza që prej fillimit të tij. Ekipi kryeqytetas do të zhvillojë takimin e parë në shtëpi, ndërsa sfida e kthimit do të luhet në Shkodër. Ndërsa Laçi do të udhëtojë drejt Durrësit për të zhvilluar ndeshjen e parë, teksa në takimin e kthimit do të presë në shtëpi Teutën.

Ekipi shkodran i Vllaznisë kaloi në këtë fazë pasi mundi në çerekfinale skuadrën e Flamurtarit, ndërsa Partizani mposhti Dinamon. Ndërkaq, Teuta siguroi gjysmëfinalen pasi triumfoi dy herë ndaj Skënderbeut, ndërsa Laçi fitoi ndaj Egnatias.

Ndeshjet e para do të luhen më 30 mars ndërsa ndeshjet e kthimit do të zhvillohen më 13 prill, kur edhe do të përcaktohen finalistët e sezonit.

Gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë:

Partizani – Vllaznia

Teuta-Laçi

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI