Flash

Kërcënimet ndaj Veliajt/ Pse u xhindos Rama për ca drejtorë bashkie

Arsyeja përse Rama arriti deri te kërcënimet mafioze ndaj Veliajt për shkarkimin e disa drejtorëve të Bashkisë së Tiranës lidhet me rrezikun që, përmes këtyre largimeve, kryebashkiaku i burgosur t’i çmontojë makinerinë elektorale të PS-së në prag të zgjedhjeve lokale.

01:22

Shqipëria po humbet konsumatorë, por shton biznese; 59 ndërmarrje për 1.000 banorë

Shqipëria po shton bizneset, por po humbet banorët që duhet të blejnë produktet dhe shërbimet e tyre. Ndërsa numri i ndërmarrjeve aktive vijon të rritet, popullsia po tkurret, duke krijuar një kontrast mes zgjerimit të sipërmarrjes dhe bazës së konsumatorëve vendas. Sipas INSTAT, në fund të vitit 2025 në Shqipëri numëroheshin 137.892 ndërmarrje ekonomike aktive, […]

20:40

Cassano kundër Allegrit: “Çfarë k**in ka që bërtet? Shkatërroi tre lojtarë. Vlahovic? U fik që tani”

Lapsi.al 8 March 2022
Cassano kundër Allegrit: “Çfarë k**in ka që

Pas një armëpushimi të shkurtër, Antonio Cassano kthehet në sulm kundër Max Allegrit, sipas tij fajtor se e ka dobësuar Juventusin me zgjedhje të dyshimta taktike, duke filluar nga ajo e të mbajturit jashtë Alex Sandron. Me rastin e transmetimit të fundit live në Bobo TV, Cassano ka komentuar ndeshjet e Serie A, së bashku me Bobo Vierin, Lele Adanin dhe Ventolën. Nuk është hera e parë (dhe ndoshta as e fundit) që Antonio Cassano ka rezerva për lojën e bardhezinjve.

Këto janë deklaratat e tij të fundit për Allegrin pas ndeshjes së Juventusit kundër Spezias: “Kampionati italian është kot, ta shpif. Allegri bërtet, gabime teknike të kujt? Çfarë k**in bërtet? I dashur Max, nëse përpiqesh të luash si City, është një gjë. Nëse vazhdon kështu, ka mundësi që Spezia të mos e meritonte humbjen. Spezia, që po lufton për të zbritur në B”.

Cassano ia atribuon problemet ofensive të Juventusit trajnerit nga Livorno: “Morata? Ai është kampion, por bën mbrojtësin e krahut. Në fillim të sezonit unë zgjedh Moratën gjithë jetën, përpara Vlahovic. Arthur e bëri që të humbiste kombëtaren, Brazilin. Tani Allegri thotë se 'gabohet kaq shumë në nivel teknik', por cfarë tekniku? Deri tani i kam përdorur të gjithë mbiemrat e mi, nuk di çfarë të them më dhe nuk e kam me Juventusin apo Allegrin, më pëlqen të shoh futboll të luajtur mirë”.

Për numrin e ri 7 të Juventusit: “Vlahovic mbërriti me një dëshirë mbresëlënëse, por tani ai nuk bën më asgjë, nuk bën më asnjë goditje në portë. Për fatin e Juves, Atalanta ka një mijë probleme, përndryshe nuk do të përfundonte as në vendin e katërt”. Sa i përket dy të padëshiruarve që tani veshin fanellën e Tottenhamit: “Bentancur dhe Kulusevskin vetëm Allegri mund të mos i linte të luanin. Tani ai fut Pellegrinin të luajë në vend të Alex Sandros”.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI