Pas frikës fillestare, PSG publikoi një shënim në faqen e tyre zyrtare për të informuar tifozët dhe mediat për gjendjen e sulmuesit: “Kylian Mbappé pësoi një goditje në këmbën e majtë gjatë stërvitjes së sotme. Pasdite iu nënshtrua një trajtimi. Ekzaminimi klinik është qetësues dhe një kontroll i ri do të bëhet brenda 24 orëve të ardhshme”. Ndërkohë, Idrissa Gueye u detyrua të çaktivizojë komentet në rrjetet sociale për shkak të fyerjeve të marra dhe, si ai, edhe gruaja e tij. Të gjithë fajësojnë mesfushorin për incidentin, por Mbappé ka shpejtuar t'i dalë në mbrojtje. Ai ka postuar një foto me shokun e tij të skuadrës në Instagram dhe ka shkruar: “Të gjithë bashkë, gjithmonë si Paris”.The moment Mbappe picked up an injury in PSG training ? (via @PSG_English) pic.twitter.com/662P4UQiaT
— ESPN FC (@ESPNFC) March 7, 2022
Mbappé, këtë sezon, ka shënuar tashmë 24 gola dhe 17 asiste në 34 paraqitje zyrtare mes kampionatit e kupave. Pochettino dhe tifozët shpresojnë dëshpërimisht ta kenë në dispozicion për ndeshjen kundër Realit. Të gjithë sytë ishin tek ai, që në ndeshjen e parë, edhe për shkak të zërave për transferimin e tij të mundshëm te Reali në verë.