Flash

Kërcënimet ndaj Veliajt/ Pse u xhindos Rama për ca drejtorë bashkie

Arsyeja përse Rama arriti deri te kërcënimet mafioze ndaj Veliajt për shkarkimin e disa drejtorëve të Bashkisë së Tiranës lidhet me rrezikun që, përmes këtyre largimeve, kryebashkiaku i burgosur t’i çmontojë makinerinë elektorale të PS-së në prag të zgjedhjeve lokale.

01:22

Shqipëria po humbet konsumatorë, por shton biznese; 59 ndërmarrje për 1.000 banorë

Shqipëria po shton bizneset, por po humbet banorët që duhet të blejnë produktet dhe shërbimet e tyre. Ndërsa numri i ndërmarrjeve aktive vijon të rritet, popullsia po tkurret, duke krijuar një kontrast mes zgjerimit të sipërmarrjes dhe bazës së konsumatorëve vendas. Sipas INSTAT, në fund të vitit 2025 në Shqipëri numëroheshin 137.892 ndërmarrje ekonomike aktive, […]

20:40

Lufta në Ukrainë, ish-lojtari i Arsenal futet në ushtri: "Sportistët rusë që heshtin, mbështesin atë që po ndodh"

Lapsi.al 7 March 2022
Lufta në Ukrainë, ish-lojtari i  Arsenal futet në ushtri:

Oleg Luzhny, si shumë sportistë të tjerë, është regjistruar në ushtri dhe ka marrë armët për të mbrojtur Ukrainën e tij. Ish-kapiteni i kombëtares, fituesi i Premier League me fanellën e Arsenal, ka treguar se si ka ndryshuar jeta e tij në një intervistë për Mirror. "Si të gjithë ukrainasit, po mbroj Atdheun tonë - ishin fjalët e Luzhny -. Situata është shumë e tensionuar, sirenat bien tre ose katër herë në ditë, madje edhe natën. Njerëzit duhet të vrapojnë furishëm nëpër strehime, madje edhe gratë me fëmijë të vegjël, të cilët nuk e kuptojnë se çfarë po ndodh. Janë të tmerruar, qytete të tëra dhe fshatra të tëra bombardohen dhe shkatërrohen, njerëzve u mungon gazi, elektriciteti, uji dhe ushqimi”.

53-vjeçari Luzhny, i cili pasi pushoi së luajturi (në 1989 madje luajti edhe ndeshje me fanellën e BRSS) u bë zëvendës trajner i Dynamo Kievit dhe më pas mori drejtimin teknik të Tavriya Simferopol, nënvizon se është "plotësisht dakord" me sanksionet e fundit të miratuara kundër sportistëve rusë.

"Unë i mbështes të gjitha sanksionet - thotë ai -. Njerëzit që merren me sport janë pjesë e një kombi. E kur kombi zgjedh presidentin, ai gjithashtu mban përgjegjësi për veprimet e presidentit të zgjedhur. Nëse ata heshtin, kjo do të thotë se ata mbështesin atë që po ndodh: pushtimi i një vendi paqësor”.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI