Flash

"Arbitër me dy fytyra": Ramadani shpërthen kundër Myrtjes dhe akuzon se favorizohet... Kastrioti

Lapsi.al 7 March 2022
"Arbitër me dy fytyra": Ramadani shpërthen kundër

“Nuk shkoi që gjatë javës u kam thënë futbollistëve në seancë që e shihja ekipin që e ka mbërthyer pak euforia se bëmë tre ndeshje pa humbje dhe ndoshta nuk e menaxhuam siç duhet". Zekerija Ramadani, trajneri i Egnatias, e nis me vetëfajësimin pas ndeshjen polemizuese me Teutën, në të cilën humbi 0-1 dhe pretendoi për tre penallti të padhëna, por pastaj e kthen shënjestrën nga arbitri Myrtja. "Nuk dua të flas asnjëherë por prapë dua të mbroj interesin tonë. Ne kishim dy fytyra në lojë, por edhe arbitri ishte me dy fytyra, acaroi skuadrën në pjesën e parë me shumë ndërprerje e faulle. Nuk e them për justifikim, por duhet të jenë më korrekt se është fundi dhe çdo dëm që i bëhet çdo skuadre pa marrë parasysh kush është, mund të ketë shumë pasoja".

Kosovari e shton dozën e sulmit, duke u përqendruar te episodet e penalltisë: "Në pjesën e dytë me pak fat mund të merrnim një pikë, sidomos me episodin në fushë. Por mendoj se ndoshta ndikoi edhe gabimi i arbitrit në rezultat për prekje me dorë, që ishte penallti e pastër. Por është në plan të dytë, plani i parë është se ne jemi fajtorë dhe të shohim nga vetja e të shohim gabimet tona - analizoi Ramadani -. Prekja e Jazxhi? Nuk kam çfarë të gjykoj, nëse i jepet penallti Kastriotit me Lilën me dorën pas shpine, këtë nuk di çfarë të them".

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI