Flash

Champions, Klopp paralajmëron Liverpool: "Inter nuk do të vijë për pushime"

Lapsi.al 7 March 2022
Champions, Klopp paralajmëron Liverpool: "Inter nuk do të

"Shumë ekipe në të kaluarën kanë rikuperuar nga 0-2. Ndeshja e parë në San Siro ishte shumë e vështirë, rezultati përfundimtar i ndeshjes nuk duhet të jetë mashtrues". Në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes së dytë të 1/8 të Ligës së Kampionëve kundër Interit, trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp, paralajmëroi ekipin e tij: "Nuk duhet të gabojmë duke menduar se jemi tashmë të kualifikuar. Ne e dimë se Interi ka shumë cilësi dhe se nuk do të vijnë këtu me pushime dhe nesër do të përballen me ne për të fituar, por ne do të bëjmë të njëjtën gjë”.

“2-0 është rezultati që është përmbysur më shpesh në futboll – këmbënguli trajneri gjerman – Nëse jeni vetëm në gjysmë të rrugës dhe mendoni se tashmë e keni përfunduar misionin, atëherë jeni në rrugën e gabuar. Rezultati përfundimtar i ndeshjes në San Siro ishte shumë më i mirë nga sa prisja, nesër na pret një ndeshje shumë e vështirë. Në javën e fundit të kampionatit u rikthyen Dzeko dhe Lautaro gjithashtu... Për fat të mirë nuk do të kenë kundër nesh Barella, i cili ka dhënë dy asiste me Salernitanën”.

Klopp më pas njoftoi se Roberto Firmino, Joel Matip dhe Thiago Alcantara janë stërvitur me grupin: "Bobby (Firmino, ed) është mirë, por duhet të shohim, ai ka qenë jashtë për një kohë të gjatë. Joel qendroi jashtë vetëm 3-4 ditë, kështu që është në rregull. Bobby, ndërkohë, mund të ketë nevojë për pak më shumë kohë".

Në mbyllje edhe një koment për kalendarin ("Luajtëm të dielën, të mërkurën, të shtunën dhe të martën... Është një program i tmerrshëm") dhe për sfidat që i presin Reds, nga tani deri në fund të sezonit: "E fillojmë me Interin nesër. Kur pamë shortin, menduam se ishte kundërshtari më i vështirë që mund të kapnim. Për ne është normale. Nuk më kujtohet një short që ta quanim të realizueshëm. Pastaj kemi Premier League, turneun më të mirë në botë: nuk ka sfida të lehta, por ne i shijojmë të gjitha”.

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI