Flash

Kërcënimet ndaj Veliajt/ Pse u xhindos Rama për ca drejtorë bashkie

Arsyeja përse Rama arriti deri te kërcënimet mafioze ndaj Veliajt për shkarkimin e disa drejtorëve të Bashkisë së Tiranës lidhet me rrezikun që, përmes këtyre largimeve, kryebashkiaku i burgosur t’i çmontojë makinerinë elektorale të PS-së në prag të zgjedhjeve lokale.

01:22

Shqipëria po humbet konsumatorë, por shton biznese; 59 ndërmarrje për 1.000 banorë

Shqipëria po shton bizneset, por po humbet banorët që duhet të blejnë produktet dhe shërbimet e tyre. Ndërsa numri i ndërmarrjeve aktive vijon të rritet, popullsia po tkurret, duke krijuar një kontrast mes zgjerimit të sipërmarrjes dhe bazës së konsumatorëve vendas. Sipas INSTAT, në fund të vitit 2025 në Shqipëri numëroheshin 137.892 ndërmarrje ekonomike aktive, […]

20:40

Video/ Giroud "gërvisht" Napolin në Maradona: kuqezinjtë i rimarrin Interit vendin e parë

Lapsi.al 6 March 2022
Video/ Giroud "gërvisht" Napolin në Maradona:

Goditje e madhe në Diego Armando Maradona për Milanin e Piolit që mposhti 1-0 Napolin në ndeshjen e mbrëmjes për javën e 28 të Serie A, duke rimarrë kreun e renditjes. Në ndeshjen e madhe, të besuarit e Spallettit e nisën më mirë lojën, por pa e shqetësuar Maignan. Goditja vendimtare erdhi nga Giroud në fillimin e pjesës së dytë, me devijimin fitues në minutën e 49, në goditjen e Kalabrias. Në minutat e fundit Ounas dhe Osimhen nuk arritën të ndryshonin rezultatin në rastet që iu paraqitën.

Milan përmbush misionin në Napoli, bën goditjen 1-0 në një Diego Armando Maradona të gjithë të veshur në blu dhe u kthye në kryesimin e kampionatit. Me një risi emocionuese krahasuar me renditjen e vjetër: këtë herë është i vetëm në krye. Parakalim i kryer ndaj Interit, që padyshim gjithmonë ka shansin e ndeshjes më pak të luajtur. Por ndërkohë, tani shifrat thonë Milan 60, Inter 58, Napoli 57. Një shfaqje force në shtëpinë e një konkurrenti të drejtpërdrejtë për titullin, dhe tani Djalli – edhe sikur të donte – nuk mund të fshihet më.

Kuqezinjtë e fituan ndeshjen 4 minuta pas rifillimit me golin e Giroud, i cili ishte i kthjellët të devijonte një goditje të dobët nga Kalabria. Pas një pjese të parë pa raste, por gjithsesi shumë të këndshme për nga intensiteti, ndeshja u bë spektakolare sidomos në të dytën, pas golit të kuqezinjve. Napoli sulmoi me kokën ulur, ndërsa Milani përdori kundërsulmin, por askush nuk e gjeti më rrugën e rrjetës. Fakt i rëndësishëm: me këtë 1-0 Milani rikthen në barazi, rezultatet e diferencën e golave në ndeshjet direkte, situatën me Napolin.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI