Flash

Kërcënimet ndaj Veliajt/ Pse u xhindos Rama për ca drejtorë bashkie

Arsyeja përse Rama arriti deri te kërcënimet mafioze ndaj Veliajt për shkarkimin e disa drejtorëve të Bashkisë së Tiranës lidhet me rrezikun që, përmes këtyre largimeve, kryebashkiaku i burgosur t’i çmontojë makinerinë elektorale të PS-së në prag të zgjedhjeve lokale.

01:22

Shqipëria po humbet konsumatorë, por shton biznese; 59 ndërmarrje për 1.000 banorë

Shqipëria po shton bizneset, por po humbet banorët që duhet të blejnë produktet dhe shërbimet e tyre. Ndërsa numri i ndërmarrjeve aktive vijon të rritet, popullsia po tkurret, duke krijuar një kontrast mes zgjerimit të sipërmarrjes dhe bazës së konsumatorëve vendas. Sipas INSTAT, në fund të vitit 2025 në Shqipëri numëroheshin 137.892 ndërmarrje ekonomike aktive, […]

20:40

Arbitrat ndalojnë futbollin në Uruguay: shumë kërcënime, kërkohen garanci

Lapsi.al 6 March 2022
Arbitrat ndalojnë futbollin në Uruguay: shumë
Shoqata uruguajane e Arbitrave të Futbollit (AUDAF) ka pezulluar kampionatin e vendit amerikanojugor. Zyrtarët e ndeshjes nuk do të dalin në fushë për shkak të kërcënimeve të vazhdueshme dhe nuk do të paraqiten derisa të marrin garanci. Protesta lindi pas javës së pestë të kampionatit Apertura të Primera División Profesional në Uruguaj dhe, në veçanti, pas asaj që ndodhi në ndeshjen midis Peñarol dhe Danubios. Në fakt, në stadiumin Jardines Del Hipódromo, një person zbriti në fushë në fund të ndeshjes për të kërcënuar kuartetin e arbitrave të drejtuar nga Gustavo Tejera. Gjyqtari i ndeshjes paraqiti një denoncim në Seksionin 16 dhe personi u identifikua dhe u arrestua. Ky episod i shtohet aktit të dhunës që u desh të përjetonte asistenti Martín Soppi. Ai ishte caktuar si ndihmësi i parë i Christian Ferreyras në ndeshjen që do të luhej midis Nacional dhe Montevideo City Torque në Gran Parque Central, por pasi mori kërcënime nga tifozë të pretenduar të Nacional, ai kërkoi që të tërhiqej përcaktimi për këtë ndeshje. Një situatë që shkaktoi protestën e AUDAF-it. Pas një takimi në Zoom, në të cilin u arrit një marrëveshje unanime, Shoqata njoftoi se arbitrat nuk do të dalin në fushë derisa të marrin garanci. Prandaj, vendimi për të ndërprerë aktivitetin sportiv vjen si rezultat i përsëritjes së akteve të dhunshme. Ndeshjet e planifikuara për fundjavë u pezulluan. Anëtarët e sindikatës së arbitrave, siç sqarohet në një deklaratë për shtyp të publikuar në profilin zyrtar të shoqatës në Tëitter, do të përpiqen të gjejnë një përgjigje të fortë dhe të rëndësishme nga drejtuesit e lartë të Federatës së Futbollit të Uruguait: “AUDAF nuk pranon dhe nuk do të pranojë asnjë lloj deklarimi, kërcënimi ose agresioni që përfshin bashkëpunëtorët tanë ose biznesin tonë”. Përfaqësuesit e AUDAF-it, siç sqaron El Pais, sigurisht që do të takohen me drejtuesit e Federatës së Futbollit në përpjekje për të marrë garancitë e nevojshme.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI