Flash

Video/ Morata blindon vendin e katërt të Juventus: Manaj një hije në fushë për Spezian

Lapsi.al 6 March 2022
Video/ Morata blindon vendin e katërt të Juventus: Manaj një hije

Juventusi mposhti 1-0 Spezian në javën e 28 të Serie A dhe konsolidoi vendin e katërt, duke u ngjitur në +6 ndaj Atalantës dhe Romës. Për bardhezinjtë mjaftoi goli i Moratas në minutën e 21, i favorizuar nga një rivënie e topit në lojë e gabuar nga Provedel, për të kaluar skuadrën e Thiago Mottas, e cila luajti një pjesë të dytë pozitive por pa krijuar shqetësime të mëdha te Szczesny. Një Manaj krejtësisht në hijë nuk mundi të bëjë asgjë përballë mbrojtjes solide të Allegrit dhe për lojtarin shqiptar zëvendësimi në minutën e 76 ishte i pritshëm. Ligurët ruajnë një diferencë prej 4 pikësh nga zona e rënies.

Edhe një herë shfaqet Juventusi tipik i Allegrit. Cinik, aspak i bukur për t'u parë, por jashtëzakonisht efektiv kur bëhet fjalë për arritjen e rezultateve. Bardhezinjtë e kompensojnë mbrëmjen nën ton të Vlahovic me një gol të Moratas dhe një fazë të shkëlqyer mbrojtëse, falë së cilës i rezistuan sulmeve të Spezias në një pjesë të dytë me vuajtje të mëdha. Skuadra torineze duket se do të vazhdojë të vrapojë drejt objektivit të saj dhe ndaj ligurëve vuri në pah mungesën kronike të cilësisë dhe fantazisë në mesfushë. Duke patur parasysh edhe mungesat e shumta të kësaj periudhe, megjithatë, bardhezinjtë sërish arritën të marrin për të disatën herë rezultatin maksimal me përpjekjen minimale.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI