Flash

Neville ironizon CR7 e të tjerët: “Asnjë lojtar i United nuk do të ishte titullar te City…”

Lapsi.al 6 March 2022
Neville ironizon CR7 e të tjerët: “Asnjë lojtar i United
Ndizet derbi i Mançesterit mes City dhe United. Por edhe një ish-lojtar historik i Djajve të Kuq si Gary Neville është i detyruar të pranojë, tani për tani, epërsinë e qartë të Citizens. Duke folur në një debat interesant me Micah Richards për Sky Bet, ish-mbrojtësi shpjegoi se asnjë futbollist i United nuk mund t'ua vidhte vendin lojtarëve rivalë, madje as Cristiano Ronaldo. “Unë do ta vendosja Cristiano Ronaldon në njëmbëdhjetëshen e parë të City”, tha Micah Richards me besim. Kjo deklaratë, megjithatë, i dha Neville dritën jeshile për t'u përgjigjur në një mënyrë shumë të ashpër dhe të ndershme. "Por, më falni, e cilin do të hiqnit?". E duke mos parë përgjigje 'të arsyeshme' vazhdoi: "Jo seriozisht, nuk mund ta vendosësh CR7 aty titullar. Nuk mund të heqësh Foden, Sterling, De Bruyne apo Mahrez." Duke vazhduar shpjegimin e tij, Neville shtoi: "Asnjë lojtar i Manchester United nuk do të ishte në formacionin fillestar të Manchester City. Unë dua të jem jashtëzakonisht i sinqertë. Dias, Laporte, Cancelo, Walker - ata janë më të mirë se të katër mbrojtësit e Manchester United. Mesfusha: Fernandinho dhe Rodri janë më të mirë se mesfushorët e United. Bernardo Silva, Gundogan, De Bruyne... Bruno Fernandes është i vetmi që mund të përpiqet të arrijë atje, nëse analizojmë 12-18 muajt e fundit, por De Bruyne, Silva, Mahrez, Foden, Sterling... Nuk mund të zgjedh Brunon mbi Silvan apo De Bruyne tani. E përsëris, edhe Ronaldo nuk mund të përfshihet në njëmbëdhjetëshen titullare të Manchester City".

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI