Flash

Video/ Zjarr e tym në stadium e bëjnë vetëm tifozët: Partizani e Tirana barazojnë nën shi

Lapsi.al 5 March 2022
Video/ Zjarr e tym në stadium e bëjnë vetëm tifozët:

Partizani e Tirana nuk kalojnë dot njëra-tjetrën e as Seferi e Skuka nuk diferencohen me gola, ndonëse performanca e sulmuesit bardheblu ishte shumë më e mirë. Mehmeti merr kështu pikë në derbin e parë me Tiranën në pankinë, ndërsa Shehi detyrohet të ngadalësojë, edhe pse në një ndërqytetase barazimi është një rezultat mëse i pranueshëm. Nën shiun e vazhdueshëm kryesuesit e Tiranës zotëruan të parën e pjesëve, me të kuqtë që në të dytën ndryshuan fytyrën me Carën e humbën të pamundurën me Junior.

Një pjesë e parë me Tiranën që u prezantua më mirë, duke provuar në dy raste me Xhixhën të vendosë në vështirësi prapavijën e Partizanit, që mendimin e vetëm e kishte të dilte pa dëme. Devid kishte një mundësi ideale në të 35, por devijimi i brazilianit nuk përfundoi në rrjetë, ashtu si edhe goditja me kokë e Bitrit në minutën e 38, rasti i parë i të kuqve në anët e Bekajt.

Problemet e vërteta në fushë erdhën nga tifozët, që nën nxitjen e dëshirës për të ndezur shkëndijën ranë në ekzagjerimin dhe shëmtinë e fishekzjarreve të hedhura, tymueseve të zakonshme e stolave të shkatërruar, duke rrezikuar jo në pak raste të dëmtonin edhe lojtarët.

Sapo në fushë hyri Cara, në pjesën e dytë, të kuqtë ndryshuan marsh. Dicka më pak se 1 minutë iu desh sulmuesit të vihej në evidencë, duke fiksuar edhe rastin e parë të pjesës së dytë, në një konkluzion që detyroi Bekajn të ndërhynte për të mos rrezikuar. Partizani mund ta fitonte ndeshjen në mënyrë të pabesueshme, por Junior humbet të pamundurën me portën të boshatisur, duke goditur vetëm rrjetën e jashtme, në aksionin më të mirë të derbit. Asnjë fitues në derbin e shumëpritur të kryeqytetit, që u luajt pa shijen e kualitetit të lartë që pretendohej e vetëm me agonizmin e dy skuadrave që luftuan për të mos dalë të mundur. 53 pikë për Tiranën në krye të renditjes e 34 për Partizani, që ngadalëson akoma në tentativën për të arritur Europën.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI