Flash

Xavi tregon hapur qëllimet e Barcelonës: "Haaland? Nuk mund të jap detaje, por po punojmë"

Lapsi.al 5 March 2022
Xavi tregon hapur qëllimet e Barcelonës: "Haaland? Nuk mund

Lajmi për udhëtimin e trajnerit të Barcelonës, Xavi në Mynih, së bashku me Jordi Cruijff, për të vazhduar negociatat për Erling Haaland, gjen konfirmim në fjalët e vetë trajnerit Blaugrana: "Nuk mund të hyj në detaje. E vetmja gjë që mund të themi për sulmuesin norvegjez është se ne po punojmë për të mirën e Barçës në të tashmen dhe të ardhmen. Nëse shpallim diçka, do ta mësoni". Një e dhënë konkrete se katalanasit po synojnë fort për lojtarin e Borussia Dortmund.

Xavi, më pas, duke iu përgjigjur pyetjes nëse Haaland do të ishte entuziast për të veshur fanellën blaugrana, tha: "Unë nuk njoh askënd që nuk dëshiron të vijë te Barcelona. Të gjithë duan të vijnë. Pastaj janë klauzolat, rrethanat personale, por të gjithë kanë ëndrrën për të ardhur këtu”.

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI