Flash

Kërcënimet ndaj Veliajt/ Pse u xhindos Rama për ca drejtorë bashkie

Arsyeja përse Rama arriti deri te kërcënimet mafioze ndaj Veliajt për shkarkimin e disa drejtorëve të Bashkisë së Tiranës lidhet me rrezikun që, përmes këtyre largimeve, kryebashkiaku i burgosur t’i çmontojë makinerinë elektorale të PS-së në prag të zgjedhjeve lokale.

01:22

Shqipëria po humbet konsumatorë, por shton biznese; 59 ndërmarrje për 1.000 banorë

Shqipëria po shton bizneset, por po humbet banorët që duhet të blejnë produktet dhe shërbimet e tyre. Ndërsa numri i ndërmarrjeve aktive vijon të rritet, popullsia po tkurret, duke krijuar një kontrast mes zgjerimit të sipërmarrjes dhe bazës së konsumatorëve vendas. Sipas INSTAT, në fund të vitit 2025 në Shqipëri numëroheshin 137.892 ndërmarrje ekonomike aktive, […]

20:40

F1/ Haas përzë rusin Mazepin: skuderia amerikan mbyll edhe partneritetin me Uralkali

Lapsi.al 5 March 2022
F1/ Haas përzë rusin Mazepin: skuderia amerikan mbyll edhe

Tani është zyrtare: Nikita Mazepin nuk do të garojë në Kampionatin Botëror të Formula 1 me Haas në vitin 2022. Pas zërave dhe paqartësive të këtyre ditëve, mbërriti zyrtarizimi i shkarkimit të pilotit rus dhe njëkohësisht u ndërpre me efekt të menjëhershëm partneriteti me Uralkali, një kompani minerare e afërt me presidentin rus Putin dhe në pronësi të babait të Mazepin, Dmitry. Vendimi u mor për shkak të pushtimit rus të Ukrainës.

“Haas ka zgjedhur të ndërpresë bashkëpunimin me Uralkali dhe kontratën me pilotin Nikita Mazepin me efekt të menjëhershëm. Ashtu si pjesa tjetër e komunitetit të Formula 1, ekipi është i tronditur dhe i pikëlluar nga pushtimi i Ukrainës dhe shpreson për një fund të shpejtë dhe paqësor të konfliktit”, thuhet në deklaratë.

Vetëm tre ditë më parë FIA, e cila u mblodh në një këshill të jashtëzakonshëm pas përkeqësimit të konfliktit në Ukrainë, i kishte dhënë Mazepin lejen për të garuar. Konkretisht, në shënimin e Federatës thuhej se "pilotët rusë dhe bjellorusë, garuesit individualë dhe funksionarët mund të marrin pjesë në garat ndërkombëtare ose lokale vetëm si neutralë dhe nën 'flamurin e FIA-s', duke iu nënshtruar angazhimit dhe respektit specifik për parimet e FIA-s për paqen dhe neutralitetin politik, deri në një njoftim të dytë”. Do të hiqen edhe nga uniformat dhe makinat “simbolet, ngjyrat, himnet, flamujt kombëtarë të Rusisë dhe Bjellorusisë”.

Në vend të rusit duhet të mbërrijë Pietro Fittipaldi, piloti i tretë i ekipit amerikan dhe nipi i dy herë kampionit të botës në F1, Emerson. 25-vjeçari e ka bindur pronarin, Gene Haas, pasi mbështetet nga sponsori shumë i pasur “Banco do Brasil”, një nga bankat kryesore të vendit. Paratë që do të zëvendësojnë humbjen e sponsorit Uralkali.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI