Flash

Kërcënimet ndaj Veliajt/ Pse u xhindos Rama për ca drejtorë bashkie

Arsyeja përse Rama arriti deri te kërcënimet mafioze ndaj Veliajt për shkarkimin e disa drejtorëve të Bashkisë së Tiranës lidhet me rrezikun që, përmes këtyre largimeve, kryebashkiaku i burgosur t’i çmontojë makinerinë elektorale të PS-së në prag të zgjedhjeve lokale.

01:22

Shqipëria po humbet konsumatorë, por shton biznese; 59 ndërmarrje për 1.000 banorë

Shqipëria po shton bizneset, por po humbet banorët që duhet të blejnë produktet dhe shërbimet e tyre. Ndërsa numri i ndërmarrjeve aktive vijon të rritet, popullsia po tkurret, duke krijuar një kontrast mes zgjerimit të sipërmarrjes dhe bazës së konsumatorëve vendas. Sipas INSTAT, në fund të vitit 2025 në Shqipëri numëroheshin 137.892 ndërmarrje ekonomike aktive, […]

20:40

"U shkelën të drejtat tona themelore": Rusia ankimon në CAS përjashtimin e kombëtares nga UEFA e FIFA

Lapsi.al 3 March 2022
"U shkelën të drejtat tona themelore": Rusia ankimon në

Federata Ruse e Futbollit nuk e pranon dhe ka njoftuar apelimin në Gjykatën e Arbitrazhit të Sportit (CAS) të Lozanës kundër përjashtimit të vendosur nga FIFA dhe UEFA të të gjitha ekipeve kombëtare të futbollit nga garat ndërkombëtare. Njoftimi zyrtar është shfaqur në faqen e institucionit ku sqarohet se padia do të jetë vetëm ndaj dy organizatave, duke kërkuar madje edhe dëmshpërblim dhe procedurë të përshpejtuar. Rusia, ndër të tjera, u përjashtua nga play-off-i për t'u kualifikuar në Kupën e Botës në Katar.

KOMUNIKATA E FEDERATËS RUSE

"Në kontekstin e një padie të vetme kundër dy organizatave, RFU (Federata ruse) do të kërkojë rikthimin e të gjitha ekipeve kombëtare të meshkujve dhe femrave të Rusisë në të gjitha llojet e turneve të futbollit në të cilat kanë marrë pjesë (përfshirë raundin kualifikues për Kupën e Botës në Katar), si dhe kompensimin e dëmeve, nëse ka”, lexohet aty.

"Me qëllim për të siguruar mundësinë e pjesëmarrjes së ekipeve ruse në ndeshjet e ardhshme të planifikuara, RFU do të insistojë në një procedurë të përshpejtuar për shqyrtimin e çështjes. Nëse FIFA dhe UEFA refuzojnë këtë procedurë, do të paraqitet një kërkesë për përfshirjen e masave të përkohshme, në formën e pezullimit të vendimeve nga FIFA dhe UEFA, si dhe garat në të cilat duhej të merrnin pjesë skuadrat ruse.

RFU beson se FIFA dhe UEFA nuk kishin bazë ligjore kur vendosën të përjashtonin ekipet ruse. Ata shkelën të drejtat themelore të RFU-së si anëtare e FIFA-s dhe UEFA-s, duke përfshirë të drejtën për të marrë pjesë në gara. Për më tepër, vendimi për përjashtimin e kombëtares nga kualifikueset në Botërorin 2022 është marrë nën presionin e rivalëve të drejtpërdrejtë në play-off, të cilët kanë shkelur parimin e sportit dhe rregullat e lojës së ndershme.

Federata Ruse e Futbollit gjithashtu nuk pati të drejtë të shprehte qëndrimin e saj, gjë që shkel të drejtën themelore të mbrojtjes. Për më tepër, në marrjen e vendimeve, FIFA dhe UEFA nuk kanë marrë parasysh opsionet e tjera të mundshme për veprim, me përjashtim të përjashtimit të plotë të Rusisë. Detaje të tjera për paraqitjen e ankimit, duke përfshirë edhe kohën e shqyrtimit të ankesës, do të bëhen të ditura më vonë”, përfundon komunikata.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI