Flash

Video/ Mallkimi i shtyllave largon Laçin nda titulli: tre herë krubinasit ndalen nga trarët, në 0-0 me Egnatian

Lapsi.al 3 March 2022
Video/ Mallkimi i shtyllave largon Laçin nda titulli: tre herë

Barazim 0-0 mes Lacit e Egnatias: shkon në tre numri i ndeshjeve pa humbje për Ramadanin, që me 23 pikë, mban dy distanca larg zonën e playoff-it, ndërsa Laci demostron lodhjen e një ecurie spektakolare, i penguar në ndeshjen e dytë radhazi, duike e parë kreun tashmë 8 pikë larg.

Bardhezinjtë nuk arrijnë të fitojë sfidën ndaj Egnatias, edhe pse e dominuan në të gjithë aspektet ndeshjen. Laci goditi tre herë shtyllat, duke ndalur akoma vrapin drejt kreut, që tani largohet edhe më shumë. Në minutën e 8 Spahiu u ndal nga shtylla në konkluzionin e tij në hyrje të zonës. Në të 26 ishte radha e Mazrekajt, që provoi super golin nga goditja e këndit, ndërsa në pjesën e dytë Akiniemi, me një goditje biliardo në minutën 71.

Problemi i të besuarve të Josës e që penalizoi bardhezinjtë, vazhdueshëm gjatë ndeshjes, ishte pasaktësia para portës, me Guindon në të 60 që nuk e dërgoi dot topin në rrjetë edhe pa Pujën në kuadrat. Portieri bëri edhe ndërhyrjen vendimtare në minutën e 74 ndaj Pujës duke lënë në fuqi barazimin, që e lë Laçin në vendin e dytë me 44 pikë, por që rrisin distancën me kryesuesit e Tiranës në -8. Egnatia nga ana tjetër mbetet në vendin e shtatë me 23 pikë.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI