Flash

Kërcënimet ndaj Veliajt/ Pse u xhindos Rama për ca drejtorë bashkie

Arsyeja përse Rama arriti deri te kërcënimet mafioze ndaj Veliajt për shkarkimin e disa drejtorëve të Bashkisë së Tiranës lidhet me rrezikun që, përmes këtyre largimeve, kryebashkiaku i burgosur t’i çmontojë makinerinë elektorale të PS-së në prag të zgjedhjeve lokale.

01:22

Shqipëria po humbet konsumatorë, por shton biznese; 59 ndërmarrje për 1.000 banorë

Shqipëria po shton bizneset, por po humbet banorët që duhet të blejnë produktet dhe shërbimet e tyre. Ndërsa numri i ndërmarrjeve aktive vijon të rritet, popullsia po tkurret, duke krijuar një kontrast mes zgjerimit të sipërmarrjes dhe bazës së konsumatorëve vendas. Sipas INSTAT, në fund të vitit 2025 në Shqipëri numëroheshin 137.892 ndërmarrje ekonomike aktive, […]

20:40

Video/ Vlahovic nuk shënoi, por Fiorentina mposhti veten: Juventus triumfon me një autogol në shtesë

Lapsi.al 2 March 2022
Video/ Vlahovic nuk shënoi, por Fiorentina mposhti veten: Juventus triumfon

Juventusi mposhti 1-0 Fiorentinën në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Italisë duke iu afruar kualifikimit për në finale: të pafat lojtarët e Fiorentinës që u dënuan në minutën e 91' me autogolin e Venutit, në një krosim të Cuadrados. Në pjesën e parë, toskanët iu afruan avantazhit me Ikoné, që mbylli një kundërsulm të shkëlqyer me një të djathtë që përfundoi ngjitur me shtyllën. Francezi, më i miri i të tijve, goditi një shtyllë flagrante në minutën e 48 me një kthesë me të majtën pas një stopimi fluturimthi me thembër. Vlahovic, i fishkëllyer gjatë gjithë ndeshjes nga ish-tifozët e tij, për pak sa nuk shënoi me një goditje të grushtuar nga Terracciano (56'). Pastaj kur barazimi 0-0 dukej i kristalizuar erdhi autogoli fatkeq në shtesë.

Nuk shënoi Dusan Vlahovic, ish-lojtari i pritur me tërbim nga një “Franchi” i nxehtë në rikthimin e tij në Firence, nuk shënoi as Piatek, që i ka zënë vendin serbit si golashënuesi i Violave. Pikërisht kur mes Fiorentinës dhe Juventusit, në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Italisë, nuk ishte duke shënuar askush, si në Derbin e Madonninas një ditë më parë, në minutën e 92-të ishte Lorenzo Venuti që shënoi, por në portën e tij, në një karambol me Milenkoviç, në një krosim nga e djathta i Cuadrados. I duhej një episod i tillë Juventusit, që kishte arritur deri këtu me një goditje të vetme në portë, për t'u kthyer nga Toskana me buzëqeshje dhe objektivin finale pak më afër, në prag të rikthimit më 21 prill në Allianz Stadium.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI