Flash

"Trajner, shiriti i takon Zinchenkos": gjesti madhështor i Fernandinhos ndryshon kapitenin e City para ndeshjes

Lapsi.al 2 March 2022
"Trajner, shiriti i takon Zinchenkos": gjesti madhështor i

Manchester City fiton në Weston Homes Stadium kundër vendasve të Peterborough 0-2 dhe kualifikohet në raundin tjetër të FA Cup. Mahrez dhe Grealish i dhanë suksesin Citizens, por mbrëmja do të mbahet mend shumë më tepër për gjestin e bukur të Fernandinhos për shokun e tij të skuadrës Zinchenko dhe Ukrainën. Braziliani refuzoi shiritin e kapitenit të Manchester City dhe i kërkoi klubit t'ia jepte atë 25-vjeçarit. Një gjest i madh mbështetjeje për Zinchenkon, por edhe për atdheun e tij, të rrethuar nga forcat ruse. Kur City njoftoi formacionin e tij një orë para fillimit të ndeshjes, Fernandinho figuronte të ishte kapiteni. Por 36-vjeçari, i cili ka luajtur për 8 sezone te Shakhtar Donetsk, i tha Pep Guardiolës se donte që shoku ukrainas i skuadrës të drejtonte ekipin.

Tekniku e tregoi episodin pas ndeshjes dhe shpjegoi se klubi respektoi vendimin e Fernandinhos. Katalanasi e përshkroi atë si një gjest të madh mbështetjeje për mbrojtësin e majtë: “Kapiteni ynë ka vendosur t'i japë atij shiritin e kapitenit për të treguar se sa e rëndësishme është situata. Pas këtij gjesti qëndron i gjithë klubi, pas kapitenit tonë, për të përfaqësuar vendin e tij”.

Ndeshja kundër Peterborough ishte ndeshja e parë e Zinchenkos që nga shpërthimi i luftës në Ukrainë. Ai dhe kapiteni kundërshtar Frankie Kent dolën nga tuneli duke mbajtur së bashku flamurin e vendit të tij. Jack Grealish, i cili shënoi golin e dytë të mbrëmjes, foli për Zinchenkon pas ndeshjes: “Ai është një personazh kaq i rëndësishëm në ekip dhe ka cilësi të jashtëzakonshme. Ai është shumë i nënvlerësuar si lojtar. Ne duhej të ishim aty për të. Ishte një kohë jashtëzakonisht e vështirë për të dhe për të gjithë ata që lidhen me Ukrainën. Por ai doli në fushë dhe drejtoi skuadrën. Unë mendoj se ai e bëri atë në mënyrë brilante".

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI