Flash

Mbappé, ofertë monstruoze e Psg: 50 milionë në vit e 100 si bonus besnikërie

Lapsi.al 1 March 2022
Mbappé, ofertë monstruoze e Psg: 50 milionë në vit e 100

PSG nuk dorëzohet në betejën për të mos humbur Kylian Mbappé, të cilit i skadon kontrata në qershor 2022 dhe prej muajsh është në shënjestrën e Real Madrid. Kështu, klubi parisien ka riformuluar ofertën për sulmuesin me shifra monstruoze, për ta bindur të rinovojë, duke larguar përfundimisht kërcënimin e merengues. Sipas asaj që raportohet nga As, klubi francez është gati të vendosë në tavolinë një bonus nënshkrimi prej 100 milionë euro neto si falënderim për besnikërinë e tij dhe një kontratë dy-tre vjeçare me një pagë mes 50 dhe 53 milionë neto në sezon. Ndërkohë, nga Gjermania e japin të sigurtë se pesëdhjetë milionë është shifra që, sipas gazetës gjermane ‘Bild’, Real Madrid i ka propozuar lojtarit.

Oferta, gjithnjë sipas As, do të përfshijë gjithashtu një klauzolë lirimi pas vitit të dytë, që do t'i lejonte Mbappé të ishte në gjendje të negocionte largimin e tij nëse të dyja palët bien dakord. PSG gjithashtu garanton lojtarin se do të jetë në gjendje të luajë Olimpiadën me Francën në 2024. “Ndërsa po shihja Londër 2012 kuptova rëndësinë e Lojërave Olimpike, Lojërat janë pikë referimi e sportit, të gjithë atletët në botë duan të jenë atje, është diçka që duan të përjetojnë të paktën një herë në jetë - ka thënë Mbappé disa muaj më parë - E unë jam një prej tyre, dua të jem në Paris, është një ndjesi e fortë që jetoj, sikur të isha i destinuar të marr pjesë në këtë festë të madhe që do të bëhet në qytetin tim, në vendin tim, njëqind vjet pas herës së fundit”.

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI