Flash

Një derbi që vlen shumë më tepër se kaq: Milan e Inter, "luftë" nervash në San Siro

Lapsi.al 1 March 2022
Një derbi që vlen shumë më tepër se kaq: Milan e Inter,

Luhet ndeshja e parë gjysmëfinale e Kupës së Italisë, por në lojë është shumë më tepër se kaq. Milani dhe Interi janë në një udhëkryq që mund të vlejë një sezon të tërë, sepse rezultati i mbrëmjes së sotme në San Siro padyshim do të ndikojë edhe në kampionat. Kuqezinjtë duan të përsërisin veten pas fitores së tre javëve më parë me dygolëshin e Giroud, ndërsa zikaltrit janë të etur për hakmarrje. Një çështje nervash me dy skuadrat që kanë ngadalësuar vrapimin në kampionat dhe kanë nevojë për një shtysë të re. Një nxitje vendimtare që mund të vijë sonte, edhe pse do të jetë vetëm Kupa e Italisë.

Një derbi në 360° e madje edhe Napoli vëzhgon i interesuar sepse një humbje mund të ketë pasoja të rëndësishme, siç ka ndodhur me zikaltrit në tre javët e fundit. Një ndeshje që mund t'i japë drejtim garës për titullin dhe të paktë janë ata që mendojnë për finalen e Kupës së Italisë, ndeshja e kthimit e së cilës do të luhet më 20 prill. Kështu, të gjitha energjitë janë të përqendruara në një duel që, për momentin, është më nervoz se zakonisht, për arsye që tashmë kuptohen.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI