Flash

Sfida e dyfishtë e Seferit e Xhixhës: përfitimet janë të gjitha të Tiranës

Lapsi.al 1 March 2022
Sfida e dyfishtë e Seferit e Xhixhës: përfitimet janë

Gjashtë pikë nga vendi i dytë, nuk është një distancë që Tirana nuk e ka patur më parë, por nuk janë pikët ato që japin ndjesinë se ky titull është vendosur. 4-1 ndaj Lacit nuk ishte vetëm një fitore plebicitare, por ishte një sukses ndaj një skuadre që kishte harruar të humbte, që vinte në sfidë me një moral në qiell me besimin se këtë herë ishte koha e duhur për vendin e parë. Por ëndërrat e Lacit u goditën nga dygolëshi e Xhixhës, një që e njohin mirë se dikur festonte me fanellën e tyre e nga Najdovski e Seferi, që me rrjetën e shënuar fitoi edhe betejën personale me Guindon, duke u ngjitur në krye të golashënuesve me 12 gola.

Në fakt, nëse kërkohet një sekret për vrullin e kryeqytetasve drejt titullit kampion janë pikërisht dy emrat që vrapojnë drejt suksesit të dyfishtë: titullit kampion të 26 dhe trofeut të Këpucës së Artë, në të cilën po e bëjnë një betejë personale me një të tretë të pakëndshëm në mes. Dygolëshi kundër bardhezinjve e ka ngjitur Xhixhën në kuotën e 11 golave, aq sa Guindo i kurbinasve e një pas Seferit. Dyshja magjike e Shehit ka shënuar 23 nga 43 golat e realizuar nga Tirana në 22 javë kampionat, që me një llogari të thjeshtë i bie rreth 53% të golave të shënuar nga bardheblutë. Seferi e Xhixha janë dyshja më prolifike e kampionatit e askush nuk mund të krahasohet me ta.

Zakonisht kampionatin e fiton skuadra që ka në skuadër një golashënues të vërtetë, Tirana ka dy, e po ashtu thuhet se kampionati fitohet nga mbrojtja më e mirë, detaj tjetër që flet në favor të skuadrës së Shehit, pavarësisht se rruga vazhdon të jetë e gjatë e me shumë pikë në lojë…

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI