Flash

FIFA hezitoi, Franca gati të kërkojë përjashtimin e Rusisë nga Botërori i Katarit

Lapsi.al 28 February 2022
FIFA hezitoi, Franca gati të kërkojë përjashtimin e

Franca është gati të kërkojë përjashtimin e Rusisë nga Botërori i ardhshëm i futbollit. Kështu ka deklaruar Noël Le Graët, president i Federatës Franceze të Futbollit (FFF), gjatë një interviste për Le Parisien. Federata Franceze e Futbollit është e gatshme të diskutojë, pas fillimit të luftës në Ukrainë, një reagim të mundshëm në rast të një kërkese simbolike për përjashtimin e skuadrës ruse (e cila do të duhet të luajë ndeshjet kualifikuese të play off-it në datat 24 dhe 28 mars) nga Botërori i radhës, i organizuar nga 21 nëntori deri më 18 dhjetor 2022 në Katar.

“Nuk kam diskutuar ende me federatat e tjera, por jam për përjashtimin e Rusisë nga Botërori i ardhshëm”, tha Le Graet. "Ky është impulsi im i parë. Zakonisht, unë besoj se sporti ka të bëjë me pajtimin e njerëzve dhe lehtësimin e tensioneve. Por kjo po shkon shumë larg. E bota e sportit, dhe në veçanti futbolli, nuk mund të qëndrojë neutrale. Sigurisht që nuk do ta kundërshtoj përjashtimin e Rusisë”, shtoi ai, duke dhënë një tjetër mesazh të qartë për FIFA-n.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI