Flash

Kërcënimet ndaj Veliajt/ Pse u xhindos Rama për ca drejtorë bashkie

Arsyeja përse Rama arriti deri te kërcënimet mafioze ndaj Veliajt për shkarkimin e disa drejtorëve të Bashkisë së Tiranës lidhet me rrezikun që, përmes këtyre largimeve, kryebashkiaku i burgosur t’i çmontojë makinerinë elektorale të PS-së në prag të zgjedhjeve lokale.

01:22

Shqipëria po humbet konsumatorë, por shton biznese; 59 ndërmarrje për 1.000 banorë

Shqipëria po shton bizneset, por po humbet banorët që duhet të blejnë produktet dhe shërbimet e tyre. Ndërsa numri i ndërmarrjeve aktive vijon të rritet, popullsia po tkurret, duke krijuar një kontrast mes zgjerimit të sipërmarrjes dhe bazës së konsumatorëve vendas. Sipas INSTAT, në fund të vitit 2025 në Shqipëri numëroheshin 137.892 ndërmarrje ekonomike aktive, […]

20:40

Polonia, Suedia e Çekia refuzojnë të luajnë kundër Rusisë: FIFA i bën favorin Putin

Lapsi.al 27 February 2022
Polonia, Suedia e Çekia refuzojnë të luajnë kundër

Vendimi i marrë nga FIFA, në lidhje me Rusinë, pas refuzimeve të Suedisë, Polonisë e Cekisë për të luajtur ndeshjet e tyre kundër atyre që kanë sulmuar Ukrainën, është befasues. Byroja e Këshillit të FIFA-s nuk e ka përjashtuar Rusinë, por ka saktësuar vetëm se "asnjë kompeticion ndërkombëtar nuk do të luhet në territorin e Rusisë, teksa ndeshjet në “shtëpi” do të luhen në territor neutral dhe pa spektatorë".

Edhe pse FIFA dëshiron të përsërisë qëndrimin e saj, duke dënuar përdorimin e forcës nga Rusia në pushtimin e Ukrainës, vendimi është i turpshëm, duke vënë në pozitë tashmë jo kombëtaren e agresorit Putin, por ato që janë shprehur hapur kundër luftës. "Në lidhje me kualifikueset e ardhshme të Kupës së Botës 2022, FIFA ka marrë parasysh qëndrimet e shprehura nëpërmjet mediave sociale nga Federata Polake e Futbollit, Federata e Futbollit të Republikës Çeke dhe Federata Suedeze e Futbollit dhe tashmë është angazhuar në dialog me të gjitha këto federata. FIFA do të qëndrojë në kontakt të ngushtë për të kërkuar së bashku gjetjen e zgjidhjeve të përshtatshme dhe të pranueshme".

FIFA bën thirrje sërish për rivendosjen urgjente të paqes dhe për fillimin e menjëhershëm të dialogut konstruktiv - shkruhet në komunikatë -. Për të adresuar çështjet e lidhura me futbollin dhe në koordinim me UEFA-n, Byroja e Këshillit të FIFA-s – ku përfshihet Presidenti i FIFA-s dhe gjashtë Presidentët e Konfederatave – ka vendosur njëzëri të marrë masat e para të menjëhershme, në përputhje me rekomandimet e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC) dhe kjo do të jetë në fuqi deri në një njoftim tjetër.

Sipas tyre, Federata anëtare që përfaqëson Rusinë do të marrë pjesë në çdo garë me emrin “Unioni i Futbollit të Rusisë (RFU)” dhe jo “Rusia”.

Asnjë flamur apo himn i Rusisë nuk do të përdoret në ndeshjet ku marrin pjesë ekipe nga Unioni i Futbollit të Rusisë. FIFA do të vazhdojë dialogun e saj të vazhdueshëm me Komitetin Olimpik Ndërkombëtar, UEFA-n dhe organizata të tjera sportive për të përcaktuar çdo masë ose sanksion shtesë, duke përfshirë një përjashtim të mundshëm nga të gjitha garat, që do të zbatohen në të ardhmen e afërt nëse situata nuk përmirësohet sa më shpejt. Byroja e Këshillit të FIFA-s mbetet në gatishmëri për të marrë ndonjë nga këto vendime.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kërcënimet ndaj Veliajt/ Pse u xhindos Rama për ca drejtorë bashkie

Arsyeja përse Rama arriti deri te kërcënimet mafioze ndaj Veliajt për shkarkimin e disa drejtorëve të Bashkisë së Tiranës lidhet me rrezikun që, përmes këtyre largimeve, kryebashkiaku i burgosur t’i çmontojë makinerinë elektorale të PS-së në prag të zgjedhjeve lokale.

01:22

Me sytë katër

PAPARAZZI