Flash

Lufta në Ukrainë, Republika Çeke 'dëgjon' lutjen e Nedved: "Nuk do të luajmë kundër Rusisë"

Lapsi.al 27 February 2022
Lufta në Ukrainë, Republika Çeke 'dëgjon' lutjen

Republika Çeke i bashkohet Suedisë dhe Polonisë në protestën e tyre kundër pushtimit rus të Ukrainës: "Kombëtarja çeke nuk do të luajë kurrë një ndeshje të mundshme kundër Rusisë në play-off të Kupës së Botës, madje as në terren neutral. Duam të gjithë që lufta të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur”, thuhet në një deklaratë të Federatës Çeke. Kështu, Republika Çeke do të refuzojë të përballet me Rusinë nëse dy skuadrat takohen në play-off për Kupën e Botës 2022 në Katar.

"Shpresoj që edhe kombëtarja ime do të ndërmarrë të njëjtin hap si Polonia dhe Suedia, që kanë shprehur mendimin e tyre për të mos luajtur në Rusi. Nuk e kuptoj se çfarë presin në Republikën Çeke," tha zëvendës/presidenti i Juventusit e simbol i futbollit çek Pavel Nedved, para ndeshjes kundër Empolit për situatën në Ukrainë. Apel që është aprovuar menjëherë nga Federata çeke.

Polonia, që duhej të përballej me rusët në Moskë më 24 mars në gjysmëfinalen e play-off-it për Katar 2022, dhe Suedia, e cila mund të ishte përballur me rusët pas gjysmëfinales tjetër kundër Republikës Çeke, tashmë kishin shpallur vendimin e tyre.

https://www.youtube.com/watch?v=yh2y1C8eVms

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI