Flash

Longo jep dorëheqjen, ia komunikon lojtarëve: klubi e mohon me një deklaratë

Lapsi.al 26 February 2022
Longo jep dorëheqjen, ia komunikon lojtarëve: klubi e mohon me

“Lojtarëve pas ndeshjes u thashë të mos dëgjojnë gjërat e këqija që ndoshta do të publikohen, se ata u munduan deri në fund të fitonin. Kemi 7 pikë si në dy fazat e para, pra po bëjnë mirë. Por është e çuditshme që Kukësi nuk ka këtë imazh të mire”. Diego Longo pas ndeshjes së barazuar 1-1 me Teutën është shfaqur i dëshpëruar, në konferencën për shtyp, për renditjen dhe performancën e skuadrës. Sipas burimeve brenda klubit, tekniku italian i kishte komunikuar lojtarëve dorqëheqjen nga pankina e bluve, por më pas bëri prapaktheu.

Një situatë e përsëritur e italianit, pasi më datë 3 tetor të vitit 2021 po në takimin ndaj Teutës, u përfol për një dorëheqje të tij, por krerët e klubit ishin bindës sa i kthyen mendjen teknikut të vazhdonte aventurën në krye të skuadrës.

DEKLARATA E KUKËSIT

Zyra e shtypit njofton se “Diego Longo do të vazhdojë të jetë trajner i Kukësit”. Pas përfundimit të takimit me Teutën e përfunduar me shifrat 1-1, italiani kishte dhënë dorëheqjen, duke ia komunikuar vendimin e tij lojtarëve, të cilëve i konfidoi se nuk do të ishte më në krye të skuadrës verilindore. Zërat për një largim të 46-vjecarit i ka dhënë fund klubi me një deklaratë zyrtare, ku theksohet se “Stafi drejtues ka besim të plotë te trajneri Longo dhe te futbollistët e skuadrës dhe nuk ka asnjë lloj presioni karshi tyre nga ana e klubit”. Në fund të deklaratës, zyra e shtypit pranë klubit të Kukësit kërkon nga mediat që të tregohen profesionale karshi klubit.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI