Flash

Kërcënimet ndaj Veliajt/ Pse u xhindos Rama për ca drejtorë bashkie

Arsyeja përse Rama arriti deri te kërcënimet mafioze ndaj Veliajt për shkarkimin e disa drejtorëve të Bashkisë së Tiranës lidhet me rrezikun që, përmes këtyre largimeve, kryebashkiaku i burgosur t’i çmontojë makinerinë elektorale të PS-së në prag të zgjedhjeve lokale.

01:22

Shqipëria po humbet konsumatorë, por shton biznese; 59 ndërmarrje për 1.000 banorë

Shqipëria po shton bizneset, por po humbet banorët që duhet të blejnë produktet dhe shërbimet e tyre. Ndërsa numri i ndërmarrjeve aktive vijon të rritet, popullsia po tkurret, duke krijuar një kontrast mes zgjerimit të sipërmarrjes dhe bazës së konsumatorëve vendas. Sipas INSTAT, në fund të vitit 2025 në Shqipëri numëroheshin 137.892 ndërmarrje ekonomike aktive, […]

20:40

Anglia e përjashtoi nga vendi, Abramovich braktis Chelsea: "Klubi do t’i kalojë një fondacioni bamirësie”

Lapsi.al 26 February 2022
Anglia e përjashtoi nga vendi, Abramovich braktis Chelsea: "Klubi do

Roman Abramovich nuk është më pronar dhe president i Chelsea. Njoftimi erdhi me një deklaratë zyrtare. “Gjatë gati 20 viteve të pronësisë sime te Chelsea, gjithmonë e kam konsideruar rolin tim si mbrojtës i klubit, detyra e të cilit është të sigurojë suksesin më të madh që mund të kemi sot, përvec se të ndërtojmë për të ardhmen dhe në të njëjtën kohë të luajmë një rol pozitiv në komunitetet tona. Unë gjithmonë kam marrë vendime duke patur parasysh interesin e klubit. Unë u mbetem besnik këtyre vlerave. Prandaj sot po ua besoj administruesve të Fondacionit Bamirës të Chelsea menaxhimin dhe kujdesin e Chelsea FC. Besoj se aktualisht janë në pozitën më të mirë për t'u kujdesur për interesat e klubit, lojtarëve, stafit dhe tifozëve”, tha manjati rus.

Tani, me sulmin rus ndaj Ukrainës, gjërat u ndërlikuan shumë për pronarin e Chelsea: burime të qeverisë britanike kanë bërë të ditur se çdo përpjekje për të rikthyer vizën dhe për t’u kthyer përgjithmonë në kryeqytetin britanik do të refuzohej. Sipas The Sun, zyrtarët e emigracionit kanë marrë, në fakt, udhëzime të sakta për këtë çështje, një rast që do të trajtohet nga një njësi speciale e Ministrisë së Brendshme. Në fakt, katër vjet më parë kishte skaduar leja e tij speciale e dhënë investitorëve të mëdhenj të huaj për të banuar në Mbretërinë e Bashkuar. Roman Abramovich që atëherë është kthyer në Londër vetëm kalimthi, hera e fundit ishte në tetor, falë pasaportës së tij izraelite të marrë së fundmi, e cila i lejon atij vetëm qëndrime të shkurtra turistike në Angli.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kërcënimet ndaj Veliajt/ Pse u xhindos Rama për ca drejtorë bashkie

Arsyeja përse Rama arriti deri te kërcënimet mafioze ndaj Veliajt për shkarkimin e disa drejtorëve të Bashkisë së Tiranës lidhet me rrezikun që, përmes këtyre largimeve, kryebashkiaku i burgosur t’i çmontojë makinerinë elektorale të PS-së në prag të zgjedhjeve lokale.

01:22

Me sytë katër

PAPARAZZI