Flash

Video/ Të gjithë në këmbë për një zëvendësim: hyrja në fushë e Eriksen pas 259 ditësh është rrënqethëse

Lapsi.al 27 February 2022
Video/ Të gjithë në këmbë për një

Në Brentford-Newcastle e përfunduar me rezultatin 0-2, Christian Eriksen u rikthye në fushë pas infarktit të pësuar në Danimarkë-Finlandë, gjatë kampionatit të fundit evropian. Kanë kaluar 259 ditë nga ajo ndeshje e mallkuar për të në Euro 2020, kur në minutën e 43′ zemra e Christian Eriksen pushoi së rrahuri dhe vetëm ndërhyrja e menjëhershme e mjekëve shmangu më të keqen, duke i shpëtuar jetën. Pas frikës së madhe, erdhi operacioni për vendosjen e defibrilatorit të zemrës, lamtumira nga Interi dhe zbarkimi te Brentford për t'iu rikthyer të qenit futbollist. Ndaj Newcastle, mesfushori danez u grumbullua për herë të parë dhe fillimisht u ul në pankinë. Më pas hyrja në fushë në minutën e 52' mes ovacioneve të publikut: Eriksen është kthyer.

“Përveç rezultatit, mund të them se jam një njeri i lumtur: është një ndjesi e mrekullueshme të rikthehesh të luash”, komentoi Eriksen. “Trajneri nuk më tha shumë gjëra kur hyra në fushë, vetëm fat dhe shijoje ndeshjen”, tregoi ai. Duke folur për këto javë te Brentford, danezi zbuloi: "Ishte gjithçka e veçantë që nga dita e parë. Klubi u kujdes për mua." Eriksen më vonë zbuloi se "janë këtu edhe familja ime, prindërit e mi, fëmijët e mi, vjehrra ime dhe disa mjekë që më kanë ndihmuar".

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI