Flash

Kërcënimet ndaj Veliajt/ Pse u xhindos Rama për ca drejtorë bashkie

Arsyeja përse Rama arriti deri te kërcënimet mafioze ndaj Veliajt për shkarkimin e disa drejtorëve të Bashkisë së Tiranës lidhet me rrezikun që, përmes këtyre largimeve, kryebashkiaku i burgosur t’i çmontojë makinerinë elektorale të PS-së në prag të zgjedhjeve lokale.

01:22

Shqipëria po humbet konsumatorë, por shton biznese; 59 ndërmarrje për 1.000 banorë

Shqipëria po shton bizneset, por po humbet banorët që duhet të blejnë produktet dhe shërbimet e tyre. Ndërsa numri i ndërmarrjeve aktive vijon të rritet, popullsia po tkurret, duke krijuar një kontrast mes zgjerimit të sipërmarrjes dhe bazës së konsumatorëve vendas. Sipas INSTAT, në fund të vitit 2025 në Shqipëri numëroheshin 137.892 ndërmarrje ekonomike aktive, […]

20:40

Video/ Dygolëshi i parë me Juventus, Vlahovic: "Pikë me peshë, për titullin të shohim çdo të ndodhë..."

Lapsi.al 27 February 2022
Video/ Dygolëshi i parë me Juventus, Vlahovic: "Pikë me

Dygolëshi i tij i lejoi Juventusit të konsolidojë vendin e katërt dhe të kthehet të mendojë për titullin. Dusan Vlahovic nuk e thotë hapur, por ndoshta e beson vërtetë. "Ne shkojmë të luajmë ndeshje për ndeshje, pastaj do të ndodhë çfarë ka për të ndodhur. Këto tre pikë peshojnë shumë sepse kemi ardhur nga dy barazime. Ishte shumë e rëndësishme të fitonim, ia dolëm dhe tani mendja është në ndeshjen tjetër", tha serbi pas suksesit me Empolin.

Pas dy barazimeve me Atalantën dhe Torinon, bardhezitë iu kthyen fitores duke mposhtur 3-2 Empolin në javën e 27-të të Serie A: Allegri konsolidon vendin e katërt dhe rikuperon dy pikë ndaj Milanit dhe Interit. Juventus kaloi në minutën e 32-të me një goditje me kokë të Kean, por u barazuan në minutën e 39-të nga Zurkoëski. Në shtesën e pjesës së parë Vlahovic shënoi avantazhin e dytë të bardhezinjve dhe në minutën e 66-të fiksoi dygolëshin e parë si lojtar i Juventusit. Toskanët nuk u dorëzuan por mundën vetëm të ngushtonin diferencën me La Mantian (76').

"Nëse e kam fituar Juventusin përfundimisht? Jo, sepse një person i vetëm nuk mund të dalë kurrë në dritë pa skuadrën. Gjithçka është falë ekipit. Nëse ecim së bashku dhe jemi kompakt, mund të arrijmë rezultate të shkëlqyera. Unë nuk kam qenë i mësuar me gjithë këtë, por me mendjen e duhur, qetësinë, punën dhe përqendrimin mund të bësh gjithçka. Shokët e skuadrës, trajneri, i gjithë klubi dhe gjithë njerëzit më kanë ndihmuar shumë. I falënderoj shumë dhe shpresoj që të vazhdojmë kështu", ka shtuar ai për Dazn.

Për kthimin në Firence për ndeshjen e parë të Kupës së Italisë: "Nuk di çfarë të them. Ndjesitë janë të shumta. Le të shkojmë të luajmë ndeshjen. Siç thashë, i falënderoj për gjithçka: Kam jetuar vite të mrekullueshme. në Firence. Sigurisht që i falënderoj”.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kërcënimet ndaj Veliajt/ Pse u xhindos Rama për ca drejtorë bashkie

Arsyeja përse Rama arriti deri te kërcënimet mafioze ndaj Veliajt për shkarkimin e disa drejtorëve të Bashkisë së Tiranës lidhet me rrezikun që, përmes këtyre largimeve, kryebashkiaku i burgosur t’i çmontojë makinerinë elektorale të PS-së në prag të zgjedhjeve lokale.

01:22

Me sytë katër

PAPARAZZI