Flash

Kërcënimet ndaj Veliajt/ Pse u xhindos Rama për ca drejtorë bashkie

Arsyeja përse Rama arriti deri te kërcënimet mafioze ndaj Veliajt për shkarkimin e disa drejtorëve të Bashkisë së Tiranës lidhet me rrezikun që, përmes këtyre largimeve, kryebashkiaku i burgosur t’i çmontojë makinerinë elektorale të PS-së në prag të zgjedhjeve lokale.

01:22

Shqipëria po humbet konsumatorë, por shton biznese; 59 ndërmarrje për 1.000 banorë

Shqipëria po shton bizneset, por po humbet banorët që duhet të blejnë produktet dhe shërbimet e tyre. Ndërsa numri i ndërmarrjeve aktive vijon të rritet, popullsia po tkurret, duke krijuar një kontrast mes zgjerimit të sipërmarrjes dhe bazës së konsumatorëve vendas. Sipas INSTAT, në fund të vitit 2025 në Shqipëri numëroheshin 137.892 ndërmarrje ekonomike aktive, […]

20:40

Postimi emocional i Szczesny kundër qeverisë ruse: "Në venat e tim biri rrjedh gjak ukrainas"

Lapsi.al 27 February 2022
Postimi emocional i Szczesny kundër qeverisë ruse: "Në venat
Wojciech Szczesny mbështet plotësisht vendimin e Federatës Polake të Futbollit për të bojkotuar playoffin për në Botëror kundër Rusisë. Portieri i Juventusit nënvizoi lidhjet e ngushta që e lidhin me Ukrainën, vendin e origjinës së gruas së tij, Marina Luczenko: “Gruaja ime ka lindur në Ukrainë, gjaku ukrainas rrjedh në venat e djalit tim, një pjesë e familjes tonë është ende në Ukrainë, shumë nga bashkëpunëtorët e mi janë ukrainas dhe të gjithë janë njerëz të jashtëzakonshëm. Të shohësh vuajtjet në fytyrat e tyre dhe frikën për vendin e tyre më bën të kuptoj se nuk mund të qëndroj pa bërë asgjë dhe ta injoroj - ka shkruar portieri polak në profilin e tij në Instagram -. Në momentin në të cilin Putin vendosi të pushtojë Ukrainën, i shpalli luftë të gjitha vlerave që përfaqëson Evropa: lirinë, pavarësinë, por mbi të gjitha paqen. Në 26 mars duhej të luhej ndeshja e playoff për Botërorin e Katar e edhe pse më thyhet zemra duke shkruar këtë, ndërgjegjja ime nuk më lejon të luaj. Të përfaqësosh vendin tënd është nderi më i madh në karrierën e një futbollisti, por është akoma një zgjedhje. Unë refuzoj të luaj kundër lojtarëve që zgjedhin të përfaqësojnë vlerat dhe parimet e Rusisë. Unë refuzoj të qëndroj në fushë, duke veshur ngjyrat e vendit tim dhe duke dëgjuar himnin kombëtar rus. Unë refuzoj të marr pjesë në një ngjarje sportive që legjitimon veprimet e qeverisë ruse. E di që ndikimi im mund të jetë vetëm simbolik, por i kërkoj FIFA-s dhe UEFA-s të ndërmarrin veprime dhe të quajnë përgjegjëse Federatën Ruse për veprimet e saj”.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kërcënimet ndaj Veliajt/ Pse u xhindos Rama për ca drejtorë bashkie

Arsyeja përse Rama arriti deri te kërcënimet mafioze ndaj Veliajt për shkarkimin e disa drejtorëve të Bashkisë së Tiranës lidhet me rrezikun që, përmes këtyre largimeve, kryebashkiaku i burgosur t’i çmontojë makinerinë elektorale të PS-së në prag të zgjedhjeve lokale.

01:22

Me sytë katër

PAPARAZZI