Flash

Empoli ankohet për dy penallti: Rabiot ndërhyri në këmbën e Zurkowski e De Ligt shkelmoi La Mantian

Lapsi.al 27 February 2022
Empoli ankohet për dy penallti: Rabiot ndërhyri në

Empoli është mposhtur 2-3 nga Juventus, por dicka i mungon në peshoren e drejtësisë, të paktën sipas tyre. Toskanët protestojnë për dy episode, për një në vecanti që u zhvillua në minutën e 19 të pjesës së parë, me rezultatin 0-0, në zonën e Juves. Zurkoëski hyri brenda gjashtëmbëdhjetë metrave dhe u përball me Rabiot. Ka një kontakt mes kofshës së majtë të francezit dhe të djathtës së polakut të Empolit, i cili përfundoi në tokë i marrë përpara nga Rabiot që u rrëzua bashkë me të. Maresca nuk ndërhyri dhe nga pamjet shihet se ka një kontroll me Var me Valerin që i dha të drejtë.

Episod shumë i dyshimtë, por jo një gabim i qartë në vlerësimin e Valerit: mbetet kështu në fuqi vendimi në fushë i arbitrit. Dy episode të tjera në dy zonat e penalltisë brenda 30 sekondave në minutën e 74-të. Në një krosim të ulët të Locatellit nga e majta, Morata kontrolloi topin me të djathtën dhe u konfrontua me Luperton i cili devijoi topin. Në momentin e impaktit me topin, këmba e djathtë e lojtarit të Empolit preku të majtën e spanjollit që u rrëzua në tokë. Në përmbysjen e fronteve De Ligt në tentativë të spastrojë zonën goditi pulpën e La Mantias që kishte qëndruar mes hollandezit dhe topit. Në të dyja rastet Maresca nuk ndërhyri dhe Valeri konfirmoi vendimet.

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI