Flash

Kërcënimet ndaj Veliajt/ Pse u xhindos Rama për ca drejtorë bashkie

Arsyeja përse Rama arriti deri te kërcënimet mafioze ndaj Veliajt për shkarkimin e disa drejtorëve të Bashkisë së Tiranës lidhet me rrezikun që, përmes këtyre largimeve, kryebashkiaku i burgosur t’i çmontojë makinerinë elektorale të PS-së në prag të zgjedhjeve lokale.

01:22

Shqipëria po humbet konsumatorë, por shton biznese; 59 ndërmarrje për 1.000 banorë

Shqipëria po shton bizneset, por po humbet banorët që duhet të blejnë produktet dhe shërbimet e tyre. Ndërsa numri i ndërmarrjeve aktive vijon të rritet, popullsia po tkurret, duke krijuar një kontrast mes zgjerimit të sipërmarrjes dhe bazës së konsumatorëve vendas. Sipas INSTAT, në fund të vitit 2025 në Shqipëri numëroheshin 137.892 ndërmarrje ekonomike aktive, […]

20:40

Video/ Hap i gabuar i Dortmund, Bayern arratiset në krye të Bundesligës

Lapsi.al 27 February 2022
Video/ Hap i gabuar i Dortmund, Bayern arratiset në krye të

Bayern Mynih rinis arratinë pas javës së 24 të Bundesligës. Borussia Dortmundi, në vendin e dytë, në fakt bën një gabim në Augsburg duke mos shkuar përtej 1-1, ndaj të katërtit nga fundi në renditje: skuadra e Rose largohet kështu tetë pikë larg bavarezëve dhe diferenca fillon të jetë shumë e konsiderueshme. Në ndeshjen tjetër, Leipzigu i rigjallëruar nga Domenico Tedesco buzëqesh: 1-0 në Bochum dhe futet në zonën e Champions League.

AUGSBURG-DORTMUND 1-1

Një hap fals i Borussia Dortmund, që rrezikon të zhdukë edhe shpresat e fundit për titullin e Bundesligës. Në fakt, skuadra e Rose rrëshqiti tetë pikë larg kryesuesve të Bayern Mynih, duke lejuar efektivisht arratisjen e bavarezëve drejt fitores në kampionat. Në fakt, do të duhej një mrekulli për të kapërcyer një hendek të tillë, veçanërisht në dritën e rezultateve gjithmonë të luhatshme të Borussias: edhe sot, në shtëpinë e të katërtit nga fundi në kampionat, Dortmundi kaloi në avantazh në minutën e 35 me Hazard, por pastaj humbi ritmin e nuk e mbylli ndeshjen, duke pësuar barazimin flagrant në minutën e 78' nga Serenren-Bazee. Reagimi i verdhezinjve ishte steril dhe tani gjysma e Meisterschale fluturon për në Mynih.

https://www.youtube.com/watch?v=cy0947AbS5g

BOCHUM-LEIPZIG 0-1

Një fitore thelbësore për Leipzig në këndvështrimin e zonës Champions League: skuadra e Red Bull, e cila ka ndryshuar padyshim ritmin që kur Domenico Tedesco mbërriti në pankinë, rrëmben suksesin e tretë radhazi që vlen vendin e katërt në renditje me 40 pikë, aq sa Freiburg dhe Hoffenheim. Nuk ishte një ndeshje e lehtë, në shtëpinë e një Bochum që lundron në mesin e tabelës, por që sidoqoftë duhet të shikojë pas shpine: Leipzig nuk bëri dot diferencën deri në minutën e 81, kur një blitz i Nkunku, i aktivizuar në fillim të pjesës së dytë, zgjidhi një situatë që po bëhej e ndërlikuar. Sulmi final i vendasve nuk ndryshoi asgjë në rezultat dhe miqtë tani gëzojnë një vend në zonën e Evropës.

https://www.youtube.com/watch?v=UMJTChYN_3I

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kërcënimet ndaj Veliajt/ Pse u xhindos Rama për ca drejtorë bashkie

Arsyeja përse Rama arriti deri te kërcënimet mafioze ndaj Veliajt për shkarkimin e disa drejtorëve të Bashkisë së Tiranës lidhet me rrezikun që, përmes këtyre largimeve, kryebashkiaku i burgosur t’i çmontojë makinerinë elektorale të PS-së në prag të zgjedhjeve lokale.

01:22

Me sytë katër

PAPARAZZI