Mesfushori është një nga 13 brazilianët në skuadrën e Shakhtar Donetsk. Që nga fillimi i luftës, lojtarët janë strehuar në një hotel në qendër të Kievit, së bashku me dy bashkatdhetarë të tjerë të Dinamos. Futbollistët i kërkuan qeverisë braziliane ndihmë për t'u larguar nga vendi i Evropës Lindore. 30-vjeçari nuk i harron miqtë e tij që janë ende në Ukrainë: “Është një përzierje ndjenjash. Është lehtësim të jem në shtëpi me familjen time, por zemra ime është shumë afër dhe e pikëlluar përballë kësaj situate ku ndodhen miqtë, shokët e skuadrës, të cilët janë edhe familja ime. Shpresoj që Zoti të kujdeset për gjithçka dhe që ata të gjejnë zgjidhje për të dalë sa më shpejt prej saj. Kam besim në lutjet dhe mbështetjen e të gjithëve. Uroj që autoritetet braziliane të gjejnë një zgjidhje sa më shpejt të jetë e mundur për të larguar brazilianët nga atje. Paqe për botën, lutje për Ukrainën. Në emër të Jezusit e gjithë kjo do të kalojë”.