Flash

Konflikti në Ukrainë: FIFA drejt përjashtimit të Rusisë nga Botërori, reagon edhe Shqipëria

Lapsi.al 28 February 2022
Konflikti në Ukrainë: FIFA drejt përjashtimit të Rusisë

FIFA është e gatshme të përjashtojë kombëtaren e Rusisë nga play-off për Kupën e Botës në Katar dhe nga çdo kompeticion tjetër ndërkombëtar, deri në njoftimin e dytë. Ky lajm i rëndësishëm është raportuar nga disa media britanike, që citojnë burime pranë Federatës Ndërkombëtare: zyrtarizimi është cështje kohe, por është i sigurtë. Rusia duhej të ndeshej me Poloninë në Moskë më 24 mars, por Szczesny dhe shokët e tij e kishin bërë të ditur tashmë se do të refuzonin të luanin, ashtu si edhe kombëtaret e Suedisë dhe Republikës Çeke, të cilat mund të ishin kundërshtarë të rusëve në finale.

Në një moment të parë, FIFA kishte marrë disa masa që i kishin bërë federatat e përfshira në play-off kundër Rusisë të reagonin të befasuar, ndaj kufizimeve me pak ndikim, të cilat përfshinin: ndalimin e luajtjes së ndeshjeve në tokën ruse; ndalimi i hyrjes në kompeticion me emrin "Rusi" (që do të zëvendësohej me emrin "Unioni i Futbollit të Rusisë"); ndalimi i shfaqjes së flamurit rus dhe luajtja e himnit të Federatës Ruse në ndeshjet ndërkombëtare.

FEDERATA SHQIPTARE E FUTBOLLIT: "NUK LUAJMË ME RUSINË NË LIGËN E KOMBEVE

Edhe Shqipëria ka njoftuar gjithashtu se nuk do të luajë kundër Rusisë në ndeshjet e ardhshme të futbollit. Rusia dhe Shqipëria pritet të takohen dy herë në qershorin e ardhshëm në turneun e futbollit të Uefa Nations League. Grupi përfshin gjithashtu Islandën dhe Izraelin. Dy skuadra të tjera skandinave, Norvegjia dhe Danimarka kanë shprehur nga ana e tyre mbështetje për pozicionin e Polonisë, Suedisë dhe Republikës Çeke në kërkesën, për të përjashtuar Rusinë nga Playoff për Kupën e Botës 2022 në Katar.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI