Flash

Buffon i përjetshëm, rinovon me Parmën: do të luajë deri në 46 vjeç

Lapsi.al 28 February 2022
Buffon i përjetshëm, rinovon me Parmën: do të luajë

Gigi Buffon nuk dëshiron të ndalojë së luajturi futboll dhe ka rinovuar kontratën me Parmën deri në vitin 2024. Kështu, portieri do të luajë të paktën deri në moshën 46-vjeçare. Njoftimi erdhi nga vetë presidenti amerikan i verdhebluve Kyle Krause, në një konferencë për shtyp, në krah të numrit 1: “Ai ka zgjatur kontratën e tij që i skadon në vitin 2023”. I lumtur ndërkohë është shfaqur Buffon: "Është një ditë e bukur. Ndodhi ajo që doja unë, presidenti, tifozët dhe shpresoj i gjithë qyteti".

Objektivat e rëndësishëm për të ardhmen: "Nëse nuk do të besoja në atë që po bëjmë, nuk do ta kisha pranuar rinovimin. Kjo është ende një sfidë shumë emocionuese për mua. Ndjej se mund të jap një ndihmë të madhe. Nuk ka asgjë më të mirë se të jem në gjendje të jap kontributin këtu në Parma. Presidenti Krause ka një entuziazëm të madh dhe e ka shumë të qartë se ku dëshiron të shkojë, edhe nëse në këtë fazë të parë ka pasur disa luhatje. Do të ishte turp të tërhiqesha".

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI