Flash

Kërcënimet ndaj Veliajt/ Pse u xhindos Rama për ca drejtorë bashkie

Arsyeja përse Rama arriti deri te kërcënimet mafioze ndaj Veliajt për shkarkimin e disa drejtorëve të Bashkisë së Tiranës lidhet me rrezikun që, përmes këtyre largimeve, kryebashkiaku i burgosur t’i çmontojë makinerinë elektorale të PS-së në prag të zgjedhjeve lokale.

01:22

Shqipëria po humbet konsumatorë, por shton biznese; 59 ndërmarrje për 1.000 banorë

Shqipëria po shton bizneset, por po humbet banorët që duhet të blejnë produktet dhe shërbimet e tyre. Ndërsa numri i ndërmarrjeve aktive vijon të rritet, popullsia po tkurret, duke krijuar një kontrast mes zgjerimit të sipërmarrjes dhe bazës së konsumatorëve vendas. Sipas INSTAT, në fund të vitit 2025 në Shqipëri numëroheshin 137.892 ndërmarrje ekonomike aktive, […]

20:40

Një ukrainas e një rus te Atalanta: "Miranchuk e Malinovskyi u përqafuan, futbolli bashkon"

Lapsi.al 28 February 2022
Një ukrainas e një rus te Atalanta: "Miranchuk e Malinovskyi u
"Në dhomën tonë të zhveshjes, dy popujt e përfshirë në luftë kanë fytyrat e Ruslan (Malinovskyi) dhe Aleksey (Miranchuk). 'Mali' një djalë introvert, i disponueshëm dhe me një karakter të fortë. 'Mira' një djalë i thjeshtë, mbase më i miri që njoh, i turpshëm dhe me pasione shumë të ngjashme më të miat. Ditën e kaluar, ndërkohë që cmenduria e luftës vendoste kundër Rusinë dhe Ukrainën, ata u përqafuan në Zingonia. E ne jemi shtrënguar rreth tyre dhe do të vazhdojmë ta bëjmë në këtë moment të vështirë, si në një familje të madhe. Futbolli bashkon atë që çmenduria njerëzore ndan". Ky është reflektimi i Matteo Pessinas, mesfushori i Atalantës që rrëfeu episodin ku përfshihen dy nga shokët e tij të skuadrës, miq, me vendet e tyre në luftë. "Mund të jetë e zakonshme të dëgjosh një futbollist t'i thotë 'jo luftës'. Mund të jetë e parëndësishme ta dëgjosh të thotë se lufta është e gabuar, gjithmonë. Por nëse do të ishte vërtet kaq e parëndësishme, nuk do të ishim këtu, në 2022, për ta përsëritur të gjithë bashkë. Kam ditë që e mendoj, por jo nuk mund t'i jap vetes një përgjigje: si mund të ndodhë kjo pas vuajtjeve të përjetuara në dy vitet e fundit? Ky është futbolli që bashkon atë që çmenduria njerëzore përpiqet të ndajë", shkruhet në mesazhin e Pessinës në Instagram.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI