Flash

Kërcënimet ndaj Veliajt/ Pse u xhindos Rama për ca drejtorë bashkie

Arsyeja përse Rama arriti deri te kërcënimet mafioze ndaj Veliajt për shkarkimin e disa drejtorëve të Bashkisë së Tiranës lidhet me rrezikun që, përmes këtyre largimeve, kryebashkiaku i burgosur t’i çmontojë makinerinë elektorale të PS-së në prag të zgjedhjeve lokale.

01:22

Shqipëria po humbet konsumatorë, por shton biznese; 59 ndërmarrje për 1.000 banorë

Shqipëria po shton bizneset, por po humbet banorët që duhet të blejnë produktet dhe shërbimet e tyre. Ndërsa numri i ndërmarrjeve aktive vijon të rritet, popullsia po tkurret, duke krijuar një kontrast mes zgjerimit të sipërmarrjes dhe bazës së konsumatorëve vendas. Sipas INSTAT, në fund të vitit 2025 në Shqipëri numëroheshin 137.892 ndërmarrje ekonomike aktive, […]

20:40

Zyrtare/ Fifa e Uefa përjashtojnë Rusinë nga të gjitha kompeticionet

Lapsi.al 28 February 2022
Zyrtare/ Fifa e Uefa përjashtojnë Rusinë nga të gjitha

FIFA dhe UEFA kanë vendosur të pezullojnë Rusinë nga të gjitha garat ndërkombëtare deri në një njoftim tjetër. Nuk ka Botëror në Katar për ekipin kombëtar të Valery Karpin, madje as kompeticione evropiane për klube. Rusia duhej të përballej me Poloninë në Moskë më 24 mars, por Szczesny dhe shokët e tij kishin njoftuar se do të refuzonin të luanin, ashtu si Suedia dhe Republika Çeke, kundërshtarë të munshëm të rusëve në finale.

“Pas vendimeve fillestare të marra nga Këshilli i FIFA-s dhe Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s, që parashikonin miratimin e masave shtesë, FIFA dhe UEFA kanë vendosur sot bashkërisht që të gjitha skuadrat ruse, qofshin ato përfaqësuese kombëtare apo klube, do të pezullohen nga pjesëmarrja në garat e FIFA-s dhe UEFA-s, deri në një njoftim të dytë. Këto vendime janë miratuar sot nga Byroja e Këshillit të FIFA-s dhe Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s, përkatësisht organet më të larta vendimmarrëse të të dy institucioneve për çështje të tilla urgjente. Futbolli është i bashkuar dhe i solidarizuar me të gjithë personat e goditur nga lufta në Ukrainë. Të dy presidentët shpresojnë se situata në Ukrainë do të përmirësohet ndjeshëm dhe shpejt, në mënyrë që futbolli të jetë sërish një vektor i unitetit dhe paqes mes popujve.

UEFA NJOFTON MBYLLJEN E PARTNERITETIT ME GAZPROM

Në të njëjtën kohë me njoftimin e pezullimit të klubeve ruse nga garat evropiane, UEFA njoftoi edhe përfundimin e partneritetit me gjigantin rus të gazit, Gazprom: "UEFA ka vendosur sot të përfundojë partneritetin e saj me Gazprom në të gjitha kompeticionet. Vendimi hyn në fuqi menjëherë dhe mbulon të gjitha marrëveshjet ekzistuese, duke përfshirë UEFA Champions League, garat e ekipeve kombëtare të UEFA-s dhe UEFA EURO 2024".

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kërcënimet ndaj Veliajt/ Pse u xhindos Rama për ca drejtorë bashkie

Arsyeja përse Rama arriti deri te kërcënimet mafioze ndaj Veliajt për shkarkimin e disa drejtorëve të Bashkisë së Tiranës lidhet me rrezikun që, përmes këtyre largimeve, kryebashkiaku i burgosur t’i çmontojë makinerinë elektorale të PS-së në prag të zgjedhjeve lokale.

01:22

Me sytë katër

PAPARAZZI