Flash

Uefa hap një proces kundër Inter: në shënjestër rregulli i Fair Play Financiar

Lapsi.al 28 February 2022
Uefa hap një proces kundër Inter: në shënjestër

Inter Media and Communication, shoqëri në të cilën përfshihen të ardhurat nga media dhe sponsorët e klubit zikaltër, ka publikuar një përditësim të dokumenteve mbi rezultatet e gjysmës së dytë të vitit të kaluar, i mbyllur më 31 dhjetor 2021. Në dokument thuhet se si Uefa ka vendosur të hapë një procedim disiplinor në lidhje me Fair Play Financiar kundër Interit, pasi klubi nuk arriti (si shumë të tjerë në Evropë edhe për çështje që lidhen me pandeminë) ekuilibrin në periudhat raportuese 2018, 2019, 2020 dhe 2021. Seanca dëgjimore në lidhje me procesin do të zhvillohet në mars në Nyon, përballë Trupit të Kontrollit Financiar për Klube të UEFA-s.

Sipas Calcio e Finanza, që citon burime pranë UEFA-s, procesi i hapur është i llojit "standard" që nuk synon të sanksionojë klubet, pasi organi më i lartë evropian i futbollit e di se sezonet e fundit, si për Interin ashtu edhe për shumë të tjerë, u vështirësuan edhe më shumë nga kriza ekonomike për shkak të pandemisë.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI