Flash

Kërcënimet ndaj Veliajt/ Pse u xhindos Rama për ca drejtorë bashkie

Arsyeja përse Rama arriti deri te kërcënimet mafioze ndaj Veliajt për shkarkimin e disa drejtorëve të Bashkisë së Tiranës lidhet me rrezikun që, përmes këtyre largimeve, kryebashkiaku i burgosur t’i çmontojë makinerinë elektorale të PS-së në prag të zgjedhjeve lokale.

01:22

Shqipëria po humbet konsumatorë, por shton biznese; 59 ndërmarrje për 1.000 banorë

Shqipëria po shton bizneset, por po humbet banorët që duhet të blejnë produktet dhe shërbimet e tyre. Ndërsa numri i ndërmarrjeve aktive vijon të rritet, popullsia po tkurret, duke krijuar një kontrast mes zgjerimit të sipërmarrjes dhe bazës së konsumatorëve vendas. Sipas INSTAT, në fund të vitit 2025 në Shqipëri numëroheshin 137.892 ndërmarrje ekonomike aktive, […]

20:40

"Me ikjen e Ronaldos humbëm 30 gola": De Ligt tregon të ardhmen dhe hedh sytë nga titulli kampion

Lapsi.al 1 March 2022
"Me ikjen e Ronaldos humbëm 30 gola": De Ligt tregon të

Hapësirë për gjithçka nga temat më të nxehta në kampin e Juventus, në intervistën e gjatë të dhënë nga Matthijs de Ligt për portalin holandez Rondo. Mbrojtësi bardhezi bëri një bilanc të sezonit të Juventusit, vështirësitë e fillimit të vitit dhe rikuperimin e ngadaltë që, sot, bën të mundur edhe të pamundurën: "Titulli? Në një moment ishim 14 pikë pas kryesuesve dhe prandaj e hoqëm pak nga mendja. Thamë se duhet të përqendrohemi për të shkuar në Champions League dhe që atëherë kemi parë ndeshje pas ndeshje. Inter, Milan dhe Napoli kanë vazhduar të humbasin pikë dhe tani jemi vetëm 7 pikë prapa. Duhet të ndodhë një mrekulli, por situata tashmë duket më e mirë se 13 ndeshje më parë".

Natyrisht, Dusan Vlahovic ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në përmirësimin e Juventusit: "Ne humbëm Ronaldon në fund të verës dhe me lamtumirën e tij humbëm 30 gola. Nuk mundëm ta zëvendësonim menjëherë me dikë si Vlahovic dhe sigurisht që kjo na mungoi në fillimi të sezonit. Kur luajta kundër tij, e kisha vënë re se sa i fortë dhe teknikisht i aftë ishte. E ajo që vërtetë më bëri përshtypje është motivimi i tij për të shënuar, ai pothuajse i thërret shokët e tij nëse nuk e merrte topin. Kishim nevojë për një sulmues si ai, aty përpara”.

Në fund, për të ardhmen e tij dhe fjalët e menaxherit të tij Raiola, i cili kishte vënë në dyshim qëndrimin e tij te Juventus, ka ardhur sqarimi: "Kam vënë re se klubi po më jep gjithnjë e më shumë përgjegjësi. Tani që Giorgio Chiellini dhe Leonardo Bonucci shpesh dëmtohen, ka akoma më shumë presion mbi shpatullat e mia, gjë që më pëlqen. E kuptoj që mund të marr një rol të rëndësishëm. Ne vazhdojmë të garojmë në tre fronte dhe po zbavitem shumë këtu. Kam vënë re që mësoj më shumë çdo javë dhe kjo më pëlqen shumë. Ajo që ka thënë Raiola ka ndodhur tre muaj më parë: shumë gjëra mund të ndryshojnë në kaq kohë. Për momentin jam i përqendruar plotësisht në këtë sezon”.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI