Flash

Kërcënimet ndaj Veliajt/ Pse u xhindos Rama për ca drejtorë bashkie

Arsyeja përse Rama arriti deri te kërcënimet mafioze ndaj Veliajt për shkarkimin e disa drejtorëve të Bashkisë së Tiranës lidhet me rrezikun që, përmes këtyre largimeve, kryebashkiaku i burgosur t’i çmontojë makinerinë elektorale të PS-së në prag të zgjedhjeve lokale.

01:22

Shqipëria po humbet konsumatorë, por shton biznese; 59 ndërmarrje për 1.000 banorë

Shqipëria po shton bizneset, por po humbet banorët që duhet të blejnë produktet dhe shërbimet e tyre. Ndërsa numri i ndërmarrjeve aktive vijon të rritet, popullsia po tkurret, duke krijuar një kontrast mes zgjerimit të sipërmarrjes dhe bazës së konsumatorëve vendas. Sipas INSTAT, në fund të vitit 2025 në Shqipëri numëroheshin 137.892 ndërmarrje ekonomike aktive, […]

20:40

Çmenduria e ish-bosit të Formula 1: "Putin person i drejtpërdrejtë e i nderuar"

Lapsi.al 1 March 2022
Çmenduria e ish-bosit të Formula 1: "Putin person i

Edhe pse 91 vjeç, të mbushur katër muaj më parë, Bernie Ecclestone nuk ndalet kurrë së krijuar polemika. Megjithatë, në një intervistë për Times Radio, ish-shefi i Formula 1 ka lëshuar një deklaratë vlerësimi për liderin e Kremlinit, e cila është pak të thuhet se bie ndesh me të dhënat e realitetit: "Si person, më është dukur shumë i drejtpërdrejtë dhe i nderuar: ai bëri pikërisht atë që tha se do të bënte, pa asnjë diskutim”.

I fotografuar disa herë me të (me rastin e Çmimit të Madh të Rusisë në cirkuitin "Olimpik" në Soçi), Ecclestone shkon kundër rrymës e kundër provave dhe e bën këtë në një moment në të cilin sporti botëror - përfshirë atë të motorëve - është duke mbajtur qëndrim kundër Rusisë në konfliktin e vazhdueshëm në Ukrainë. Formula 1 madje ka vendosur anulimin e garës së planifikuar në brigjet e Detit të Zi, por kjo temë specifike, për mendimin e Ecclestone, është padyshim e diskutueshme.

“Mendoj se varet se si do të jetë situata mes Rusisë dhe Ukrainës. Unë nuk mendoj se do të bëjë ndonjë ndryshim nëse do të garohet në Rusi apo jo me atë që ndodh në botë. Vendimi nëse do të mbahet apo jo eventi i takon të gjithë grupit të FIA-s dhe Formula 1, ata do të vlerësojnë nëse është i duhuri apo jo. Unë nuk mendoj se duke garuar atje do të dëmtohej imazhi i Formula 1 dhe nuk e kuptoj pse F1 duhet të marrë domosdoshmërisht të njëjtat vendime që janë marrë në sporte të tjera si futbolli".

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI