Flash

Kërcënimet ndaj Veliajt/ Pse u xhindos Rama për ca drejtorë bashkie

Arsyeja përse Rama arriti deri te kërcënimet mafioze ndaj Veliajt për shkarkimin e disa drejtorëve të Bashkisë së Tiranës lidhet me rrezikun që, përmes këtyre largimeve, kryebashkiaku i burgosur t’i çmontojë makinerinë elektorale të PS-së në prag të zgjedhjeve lokale.

01:22

Shqipëria po humbet konsumatorë, por shton biznese; 59 ndërmarrje për 1.000 banorë

Shqipëria po shton bizneset, por po humbet banorët që duhet të blejnë produktet dhe shërbimet e tyre. Ndërsa numri i ndërmarrjeve aktive vijon të rritet, popullsia po tkurret, duke krijuar një kontrast mes zgjerimit të sipërmarrjes dhe bazës së konsumatorëve vendas. Sipas INSTAT, në fund të vitit 2025 në Shqipëri numëroheshin 137.892 ndërmarrje ekonomike aktive, […]

20:40

Nga Kievi, Fonseca mbërrin në Portugali: "Ukrainasit e kanë fituar tashmë luftën"

Lapsi.al 1 March 2022
Nga Kievi, Fonseca mbërrin në Portugali: "Ukrainasit e kanë

Përfundon makthi për Paulo Fonsecan. Pasi arriti të largohej nga Kievi me familjen e tij, pas mesnatës ai u kthye në Lisbonë falë ambasadës portugeze në Ukrainë dhe presidentit të federatës portugeze të futbollit Fernando Gomes. "Ishte ora 4 e mëngjesit dhe dëgjuam bombat që binin në Kiev - u tha ai gazetarëve kur u kthye në shtëpi - Ishte momenti më i vështirë, na kapi paniku, morëm çantat tona, dolëm në rrugë, u përpoqëm të largoheshim nga Kiev në atë kohë, por në rrugën kryesore kishte shumë trafik. Prej aty shkuam në hotelin e presidentit të Shakhtar Donetsk. U ndjemë shumë të frikësuar nga bombat që binin pranë nesh. Nuk kishim dyshim se lufta kishte nisur ".

Fonseca, që të fundit ka drejtuar Romën përpara se të largohej në qershor 2021, është martuar me ukrainasen Katerina Ostroushko dhe kanë një djalë të lindur në 2019. Portugezi vazhdoi më pas duke rrëfyer udhëtimin e kthimit: "Ishte i vështirë dhe shumë i gjatë, pothuajse pa ndalesë praktikisht, gjithmonë me ndjenjën e rrezikut. Kjo ishte gjëja më e keqe. Kudo kishte radhë, nuk kishte as ushqim e as benzinë në zonat e shërbimit”.

Më në fund, një mendim për popullsinë ukrainase që kanë qendruar për të mbrojtur vendin e tyre. "Nuk kam fjalë ta përshkruaj. Ata po vuajnë shumë dhe po luftojnë fort për të mbrojtur atdheun e tyre. Presidenti Volodymyr Zelensky i pari. Kishte një listë të madhe njerëzish që donin të hynin në Ukrainë për të ndihmuar ushtrinë. Do të jetë e vështirë për këta njerëz, por besoj se tashmë e kanë fituar këtë luftë”, ka përfunduar Fonseca.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI