Flash

FOTO/ Frikë e ankth në Austri: lojtari goditet në kokë e humb ndjenjat, kundërshtari i shpëton jetën

Lapsi.al 1 March 2022
FOTO/ Frikë e ankth në Austri: lojtari goditet në kokë e

Momente paniku në javën e 21 të Bundesligës, në Franz Horr Stadion, ku Austria e Vienës sfidonte Wolfsberger. Pikërisht në minutat e fundit, me vendasit në avantazh 1-0 falë Alexander Grünwald, ndodhi episodi që i tronditi të gjithë. Georg Teigl mori një goditje me gju në kokë dhe u shemb pa ndjenja në tokë. Të gjithë ndalën nën shok, por mbrojtësi i Wolfsberger, Luka Lochoshvili, me shpejtësi u përkul mbi kundërshtarin e tij dhe i dha menjëherë ndihmën e parë. Lojtari futi gishtat në gojën e Teiglit dhe i nxorri gjuhën që mesfushori kishte gëlltitur.

Trajneri i Wolfsberger Robin Dutt ka folur për ngjarjen pas ndeshjes, duke përshkruar momentet e frikës: "Georg Teigl i kafshoi edhe gishtat, por Luka vazhdoi të përpiqej derisa arriti të kapte gjuhën".

Teigl më vonë rifitoi vetëdijen në fushë, por u zëvendësua dhe u transportua në spital për kontrolle të mëtejshme. “Duke parë rrethanat, po shkon mirë. Sigurisht që ai ishte akoma konfuz, por më pyeti nëse fituam”, thotë trajneri i Austrisë së Vjenës, Manfred Schmid.

Lochoshvili, pas ndeshjes, u konsiderua një hero i vërtetë: “Ky ishte veprimi më i rëndësishëm i ditës, të gjithë jemi krenarë për Loçon që veproi me kaq zgjuarsi. Ishte një rezultat i jashtëzakonshëm”, përfundoi Dutt.

Edhe lojtarët kundërshtarë janë entuziazmuar nga gjesti i shkëlqyer i mbrojtësit. Portieri Patrick Pentz ka dashtu ta falënderojë Lochoshvilin: "Ishte me të vërtetë fantastike nga ana e tij, faleminderit për këtë". Po ashtu, golashënuesi Gründwald shtoi: "Sipas mjekut të ekipit tonë, ai mund t'i ketë shpëtuar jetën Georg".

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI