Flash

Video/ Tuchel shpërthen në konferencë: "Nuk jam politikan, mjaft më pyetët për luftën e për Abramovich"

Lapsi.al 1 March 2022
Video/ Tuchel shpërthen në konferencë: "Nuk jam politikan,
Ajër i tensionuar në shtëpinë e Chelsea dhe sigurisht jo për shkak të humbjes me penallti në Carabao Cup. Thomas Tuchel ka shpërthyer në konferencë për shtyp pasi një gazetar i bëri një pyetje për luftën në Ukrainë. "Dëgjo, dëgjo, dëgjo, duhet të ndalosh, unë nuk jam politikan - tha ai - Duhet t'i japësh fund, sinqerisht, unë vetëm mund ta përsëris dhe më vjen keq ta përsëris sepse nuk e kam jetuar kurrë luftën. Nuk jam politikan, nuk di cfarë të bëj e cfarë të them. Jam i privilegjuar, jam ulur në paqe këtu, duhet të reshtni së pyeturi për luftën, nuk kam përgjigje për ju". Është vigjilja e FA Cup kundër Luton Town, por padyshim ai që monopolizojë konferencën për shtyp ishte konflikti mes Rusisë dhe Ukrainës dhe hapi mbrapsht i Roman Abramovich, oligarku rus e pronar i Chelsea dhe mik i Vladimir Putinit. Dukshëm i mërzitur, Tuchel eviton edhe komentin ndaj Abramovich. “Situata të tilla si lufta janë shumë më të rëndësishme, por për rolin e Abramovich nuk më takon mua të komentoj sepse nuk dimë sa duhet – shpjegoi tekniku i Chelsea – Për mua si trajner në detyrë nuk ka shumë ndryshim në administrimin e përditshëm, pasi unë kam gjithmonë lidhje me Petr Cech dhe Marina Granovskaian. Nuk e njoh mirë situatën dhe jemi të gjithë dakord që ka situata që janë shumë më të rëndësishme se futbolli dhe kjo nuk do të ndryshojë kurrë".

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI